Koreja e Veriut kërcënon Japoninë me sulm bërthamor
Koreja e Veriut ka paralajmëruar Tokion se në rast konflikti në rajon, Japonia do të jetë vendi i parë që do të mbulohet nga retë bërthamore. "Në rastin e një lufte bërthamore në gadishull, Japonia që strehon baza logjistike të forcave amerikane do të vihet nën retë radioaktive" - tha të mërkurën gazeta shtetërore e Rodong Sinmun të Veriut.
Gazeta vë në dukje se nëse Japonia është me të vërtetë "e shqetësuar për interesat e saj", ajo duhet të përpiqet drejt një zgjidhje paqësore të tensioneve. "Si vendi i parë në botë që pësoi një katastrofë nga bomba atomike Japonia e di më mirë se të tjerët sa e tmerrshme është katastrofa bërthamore"-shton gazeta. Sipas shtypit korean Japonia po përdor tensionet rajonale si një pretekst për të ndryshuar kushtetutën dhe për të lejuar veprime ushtarake jashtë vendit. Planet për të ndryshuar kushtetutën e vendit u njoftuan kohët e fundit nga kryeministri japonez Shinzo Abe dhe pritet të zbatohen në vitin 2020.
"Autoritetet japoneze duhet të sillen me diskrecion, dhe të kuptojnë se është Japonia që do të ndikohet më së shumti nga një luftë në gadishulli"-thekson gazeta. Gjatë javëve të fundit, tensionet kanë qenë në rritje në Gadishullin Korean. Shtetet e Bashkuara po kryejnë veprime lufte, duke kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake me kundërshtarët rajonal të Koresë së Veriut, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Peniani mbron programet e saj raketore dhe bërthamore si një mjet për të mbrojtur vendin nga armiqësia e SHBA. Përveç aeroplanmbajtëse USS Carl Vinson, Uashingtoni dërgoi dy sulmues supersonik mbi gadishullin gjatë stërvitjes me forcën ajrore të Koresë së Jugut, ndërsa nëndetësja bërthamore e USS Michigan u bashkua me flotën këtë javë.
http://www.presstv.com/Detail/2017/05/04/520508/north-korea-japan-nuclea...
Add new comment