Vota unanime për presidentin e Çadrës*

Postuar në 03 Maj, 2017 15:24
Ilir Mborja

Hise do të thotë: pjesë që të takon me të drejtën e Zotit. 
(Hesapet që shpërfillin moralin, kudo mund të çojnë, por asnjëherë nuk janë rruga e sigurtë drejt një reforme për drejtësi.)

Më 28 prill Ilir Meta jo vetëm u bë me pa-hir president i Shqipërisë, por korri edhe një "fitore të pastër" morale 87 me 0.
E gjithë historia e tij e rrugëtimit drejt presidecës filloi me nenin e famshëm 449. Neni i një amnistie të pamoralshme, që u votua në seancën e 30 marsit në Parlament, u bë vetëm për ta marrë me të mirë Ilir Metën që të dilte prej Çadre dhe të futej në zgjedhje në 18 qershor. U kuptua ashiqare se duhej shpëtuar nga rigjykimi i asaj që fitoi “pesë me zero”, atëherë pas publikimit të videos së Dritan Priftit, që e paraqititi atë me zë e me figurë duke vjedhur me bllok në dorë shqiptarët... Shkurt, me nenin 449, duke iu hedhur hi syve shqiptarëve shpëtohej nga ndjekja penale e dilte pa lagur nga ajo histori Ilir Meta. Gjithsesi, besohej se hajdutllëqet e tij të pafilmuara kanë qenë aq të shumta, sa do të ishte e vështirë t’i shpëtohej Vetting-ut… Por, më 27 prill, pamë Gramoz Ruçin të interpretonte nga foltorja e Parlamentit një skenar të habitshëm… U duk qartë se bënte kinse se po “kërcënonte” hajdutin të bëhej president dhe mori kurajon t’u printe të gjithë deputetëve në këtë turp. Gramozi dhe ai që ia kish shkruar tekstin “kërcënues” që i lexoi Ilir Metës më 27 prill, i fyeu rëndë shqiptarët nga foltorja e parlamentit. Një ditë më pas, duke e votuar atë për president, të 87 deputetët, rezultatit "pesë me zero" i bënë kurban 87 background-et e tyre në favor të "ndershmërisë" së tij… Të gjithë e mbajmë mend si na e përplaste para fytyrës sonë pëllëmbën e djathtë Ilir Meta pas vendimit të pesë gjykatësve të Berishës. Nejse. Ai nuk ka më mundësi fizike të ngrejë aq gishta sa vota mori, se edhe këmbë e duar po të ngrejnë përpjetë ai, Edi Rama dhe Gramozi bashkë, nuk i bëjnë dot aq...

Sidoqoftë, duke shkelur mbi moralin e çdo shqiptari të ndershëm, të 87 ata që votuan hajdutin për president, ia arritën ta nxjerrin nga Çadra dhe mërzitën shumë atë që mbeti besëprerë aty brenda. Por nuk duhet harruar se, në çfarëdo rrethane, hesapet që shpërfillin moralin, kudo mund të çojnë, por asnjëherë nuk janë rruga më e sigurtë drejt një reforme për drejtësi

Fjala “hise” (pjesë që i përket me të drejtë dikujt) ka për rrënjë fjalën e vjetër “hi” që shpjegohet me “e perëndishme” (kishë), prej nga kanë ardhur dhe fjalët “i hirshëm”, “hirësi” apo shprehja “me-hir apo pa-hir” = (me kishë apo pa kishë). Prandaj padrejtësia vret më shumë se varfëria. Këtë harroi autori i skenarit që bëri me pa-hir Ilir Metën president… Sidoqoftë, një sms e një miku që nuk e përfill shumë moralin sepse nuk e di kuptimin etimologjik të fjalës “hise” dhe që duket se “gabimisht”, Ilir për Ilir, më "ngatërroi" me Ilir Metën, pas urimit që më bënte “për detyrën e lartë si kreu i shtetit”, më paralajmëronte që të mos gëzohesha shumë se: “ata që të propozuan në atë post, të frynë artificialisht për të të bërë “peshk të madh” në “tavën” e drejtësisë, siç e kanë vënë kusht në “menynë” e tyre BE. Vetting-u të ruajtë!” Sipas sms së mikut tim, për amerikanët, Presidenca e Shqipërisë, kësaj here, as më pak e as më shumë, qenka “Paradhoma e SPAK-ut”?! A thua të jetë tamam kështu? Miku im shquhet për njeri serioz, por këtë herë shakanë e ka të hidhur... Mesazhin e tij ai e mbyll (gjithnjë duke "më marrë" për Ilir Metën) duke më kujtuar se: "President të bëri Çadra që ngrite me Sali Berishën. Ndërsa ajo që u ngrit përpara Parlamentit të Maqedonisë të vuri vulën... Zoti të ruajtë nga Vetting-u o Presidenti i Çadrës!"

*Titulli është i ResPublica

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

O Like, mire e ke ti, po perse nuk ia thua emrin autorit te skenarit qe e beri Ilir Meten president? Apo nuk e di? Apo e di dhe s'ta mban? Apo e di po nuk te vjen mire?

Submitted by shoku likes (not verified) on

asnjera nga te treja nuk eshte. thjesht nuk do ta thote

Submitted by Kola (not verified) on

Bravo Ilir. E verteta eshte qe populli vazhdon te jete i tradhetuar prej kastes se tij. Natyrisht qe kjo poshtersi ka autor Ramen, por ne kushtet kur ai s'po gjen dot menhyren per te lare hesapet me banditet dhe kriminelet qe e shkretuan kete vend, sigurisht qe kete mekat ne do ja falim. Se...te themi ate qe eshte, Meta vertet eshte hajdut i pashembullt, por kriminel si Salehu e Basha, nuk eshte. Po keshtu zagar e legen si Nishani, gjithashtu nuk eshte. Me teper se kushdo ai ndodhet perballe gjyqit te Zotit, ku veshtire t'i falen mekatet.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

E po rrofsh o Kole se na rehatove.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.