A është i rëndësishëm për BE-në Ballkani Perëndimor?

Postuar në 03 Maj, 2017 13:28

A shqetësohet vërtet BE-ja për Ballkanin Perëndimor? Pyetja që ka nsiur të dalë në pah si temë diskutimi në kushtet kur unioni ka braktisur shumë nga politikat e veta është shtruar për diskutim me disa ekspertë nga “Carnegie Europe”, një ndër qendrat kryesore të studimit dhe kërkimit për çështje të politikës dhe sigurisë. Pyetja ka fituar rëndësi pasi ajo reflekton dilemën e rajonit tonë që nga një anë synon integrimin, por nga ana tjetër lexon se nuk është shumë i dëshiruar. Ekspertët që janë pyetur janë nga disa vende.

Dimitar Bechev që lekton edhe në Harvard thotë se BE-ja shqetësohet për Ballkanin Perëndimor, por çështja është sa i madh është ky shqetësim apo vëmendja. Siç ndodh, nëse ka stabilitet, BE-ja do të përqendrohet në punët e veta, por nëse ka zhurmë diçka do të lëvizë.

Andrew Byrne nga Financial Times mendon se BE-ja duhet të ofrojë një rrugë më konkrete për integrimin, ta bëjë anëtarësimin objektiv më të përtypshëm dhe në këtë kuadër Europa e shumë shpejtësive jep një shans.

Dominik Jankowski nga zyra e OSBE-së në Poloni është i mendimit se BE-ja interesohet për Ballkanin Perëndimor, por ka disa probleme që duhen marrë në konsideratë. Këto janë problemet e brendshme të BE-së, por edhe rikthimi i Rusisë dhe Turqisë në rajon.

Rajoni është bërë terren për luftën hibride të Rusisë në Mal të Zi, Serbi dhe Bosnje”, thotë ai.

Ish –ministri britanik për Ballkanin, Denin MacShane, nënvizon problemin maqedonas duke shtuar se moszgjidhja e problemit ballkanik, i heq BE-së atributin e një aktori gjeopolitik serioz në shkallë globale. Interesante të theksohet konstatimi i MacShane sipas të cilit, “bojkoti i deklaruar i zgjedhjeve nga PD-ja në Shqipëri”, si antidemokratike. Sipas tij, presidenti serb Vuçiç, po bën deklarata revanshiste ndaj Kosovës dhe Bosnjes, duke cilësuar se “Beogradi tashmë është koloni e Putinit”.

Sena Mariç, kërkues nga Beogradi mendon se BE-ja interesohet për Ballaknin Perëndimor, por në mënyrën e gabuar. Mbyllja e syve ndaj prirjeve antidemokratike është shumë e dëmshme dhe ngjarjet në Maqedoni japin shembullin për të kuptuar se çfarë ndodh kur demokracia shkëmbehet me stabilitetin.

Edhe ekspertët e tjerë vënë re pothuajse të njëjtën gjë: angazhimi dhe konsiderata ekziston, por BE-ja ka gabuar qasje. Ndoshta koha ka ardhur që politika të ndryshojë në këtë drejtim dhe standardi demokratik të jetë I panegociueshëm pasi tolerimi në këtë pikë çon në korrupsion dhe deformime siç shohim edhe këtu në Shqipëri.

http://carnegieeurope.eu/strategiceurope/69846?lang=en

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.