Akuza se pas dhunës qëndron edhe Ali Ahmeti dhe BDI-ja
Kanë nisur spekullimet se ajo që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë ishet koordinuar mes partisë së Gruevskit dhe Ali Ahmetit me BDI-në. Nuk mund të faktohet gjë, por disa video të shpërndara nga media shqipe të Maqedonisë japin pamje ku shihet se deputetët e BDI-së, parti që kaloi me Zaevin dhe formalisht provokoi ndryshimin dhe krizësn aktuale, nuk preken nga huliganët e dhunshëm. Zijadin Sela u tërhoq zvarrë ndërkohë Radmilla Sheqerinska dhe Zoran Zaev u goditën. Artan Grubi i BDI-së, Xhevat Ademi dhe Vesel Memedi jepen të qeshur. Në fakt ngjarja duket se ka synuar të amplifikojë krizën drejt përplasjes pas të cilës zgjedhjet e parakohshme të ishin opsion kryesor. Diçka që nuk ka funksionuar, pasi zgjedhja e Talat Xhaferit u konsiderua legale.
Në një shkrim në portalin “macedoniaonline.eu” hidhen akuza të forta edhe për Gruevskin, që sot cilësohet si tradhëtar, pasi bashkë me Ivanov nuk ja dolën të përballen me presione. Autori thotë se plani është fshirja e Maqedonisë nga harta, duke paralajmëruar se “ne po organizohemi”, pa sqaruar kush janë këta “NE”. Nuk është çudi që reaksioni ndaj kësaj politike të çojë në ekstremizëm, por pamjet e filmuara dhe dyshimi se në lojë është edhe BDI-ja, konfirmojnë se në Maqedoni ka thjesht një Pazar të prishur dhe asgjë më shumë. I cili mund të degjenerojë në diçka më të thellë e për këtë përgjegjësi ka edhe Shqipëria.
Add new comment