Parlamenti malazez voton me unanimitet anëtarësimin në NATO
Parlamenti malazez ka votuar dje në mënyrë unanime anëtarësimin e vendit në NATO. Me një opozitë minimale dhe një protestë të vogël jashtë sallës, Mali i Zi bëhet vendi tjetër ballkanik që merr pjesë në aleancë duke mbyllur vijnë perëndimore të rajonit që kalon tërësisht në “territor politik” të Perëndimit. Votën e kanë dhënë 46 anëtarët e partive malzaze, boshnjake dhe shqiptare, ndërkohë që duke iu referuar ngjarjeve të vitit 1999, ish-kryeministri dhe ish-presidenti Milo Gjukanoviç, kryetar i partisë kryesore tha ndër të tjera:
“Ne nuk po i bashkohemi NATO-s me synim pjesëmarrjen në luftëra, por e kundërta. Kur u përpoqën të na tërheqin në luftë me të gjithë botën, siç ndodhi në vitin 1999, ne u treguam të mençur dhe thamë se kjo nuk është lufta jonë dhe se ajo ishte një luftë private që zhvillohej për ruajtjen e pozitave të strukturave politike në Beograd. Ne i kundërvihemi një interesi të tillë malinj”.
Add new comment