7 vjet më parë
Qeveria socialiste është nën presionin e aksionit të opozitës për bllokimin e rrugëve dhe në kundërpërgjigje ka përdorur konferencat e policisë për të të ulur dimensionin e protestës, që sipas Bashës nuk do jetë e dhunshme. Skenari është i ngjashëm me atë të 7 viteve më parë kur militantë të Partia Socialiste të udhëhequr nga deputetë si Valentina Leskaj, apo Fatmir Toçi bllokua rrugët duke djegur goma. Sot palët kanë ndërruar rolet, ata që dje bllokuan rrugët kombëtare nën flamurin e Partisë sot janë shndërruar në ithtarë të ligjit. Bëmat e politikës është e rëndësishme të mos harrohen për të kuptuar personazhet që njëherë bëjnë politikë nga rruga njëherë nga zyrat dhe qe shtetin e përdorin sipas nevojave.
Add new comment