Rusia ndikoi në zgjedhjet amerikane me “propagandë”
Ish-zyrtarë amerikanë kanë shpjeguar përmbajtjen e dy dokumenteve konfidenciale nga Grupi i Reflektimit, mbi atë që agjencitë e inteligjencës amerikane e quajtën një përpjekje intensive ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane të 8 nëntorit. Zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara thanë se i kishin përvetësuar dokumentet nga Instituti rus për Studime Strategjike me seli në Moskë, por ky i fundit nuk i është përgjigjur kërkesave për komente..
Dokumenti i parë i Institutit rus është një draft-strategji e përgatitur qershorin e kaluar që u dërgua në nivelet e larta të qeverisë ruse. Dokumenti ishte propozimi i Kremlinit për të nisur një fushatë propagandistike në mediat sociale dhe organet e medias globale të mbështetura nga Rusia që t’u kërkonte votuesve amerikanë të zgjedhnin një president i cili do të mbante një qëndrim më të butë ndaj Rusisë sesa Presidenti i atëhershëm Barak Ompama.
Dokumenti i dytë i Institutit, i prodhuar në tetor dhe i shpërndarë në të njëjtën mënyrë paralajmëronte se kandidatja demokrate Hillary Klinton kishte gjasa për të fituar zgjedhjet. Për këtë arsye, siç theksohet në dokument, do të ishte më mirë për Rusinë t'i jepte fund propagandës në favor të Trump dhe të intensifikonte përhapjen e mesazheve për legjitimitetin e sistemit zgjedhor amerikan dhe të dëmtonte në këtë mënyrë reputacionin e Clinton.
Add new comment