Shtyhet me 19 ditë afati i regjistrimit të partive për zgjedhjet e 18 qershorit

Postuar në 09 Prill, 2017 11:08

Të hënën më datë 10 prill përfundon afati ligjor pr regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e 18 qershorit. Kjo përcaktohet në Kodin Zgjedhor, por në kushtet e mosregjistrimit nga partitë e opozitës, ky afat do të shkelet. Hapësira e gjetur? Interpretime preferenciale të së drejtës ndërkohë që kodi shkelet: 

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba u shpreh se, në një situatë të tillë, vota e tij do të jetë pro regjistrimit të subjekteve zgjedhore, edhe përtej këtij afati. Biba shtoi se edhe ky afat ka një limit, që është data 29 prill, kur KQZ duhet të printojë fletët e votimit. Ku afat përkon me depozitimin e listave të kandidatëve. “Vota ime do të jetë pro regjistrimit të cilësdo partie edhe përtej afatit. Natyrisht, jo përtej çfarëdolloj afati. Ky i datës 10 është thjeshtë sugjerues nga sugjerues nga Kodi. Në praktikën e së drejtës, afatet, si në të drejtën civile, penale apo administrative, janë afate penalizuese apo sugjeruese. Sugjerojnë që kjo gjë është mirë të bëhet brenda këtij afati, por që nuk parashikojnë ndonjë penalitet nëse kjo gjë nuk ndodh. Unë po flas vetëm për votën time. Por, kjo gjë nuk mund të shkojë pa fund, pasi në momentin, që është data 29 prill, që do të depozitohen listat e kandidatëve dhe që ne duhet të nisim urgjentisht në atë moment printimin e fletëve të votimit, nëse fletët e votimit do të jenë printuar, natyrisht nuk ka më kuptim se çfarë të regjistrosh”, tha kreu i KQZ, Denar Biba, raporton “shqiptarja.com”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.