Indinjatë ndërkombëtare për regjimin e Asad
Bastisja me armë kimike në Siri ka shkaktuar reagime të shumë udhëheqësve botërorë, të cilët fajësojnë qeverinë e Asadit për masakrën me të paktën 86 civilë të vrarë, 30 prej të cilëve fëmijë dhe 20 gra. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Mjekët pa Kufij thanë se viktimat kishin simptoma të të shkaktuara nga agjentë neurotoksikë si gazit Sarin.
Në të njëjtën kohë, ekspertët dhe rebelët në Siri kundërshtojnë pretendimet e Rusisë sipas të cilave gazi kimik që mbolli vdekjen rrodhi nga një depo armësh kimike të rebelëve që u bombardua nga avionët luftarakë sirianë. Hajj Hassan Ali, komandant i organizatës rebele në Idlib tha se çdo pozicion ushtarak i rebelëve në këtë zonë nuk është sulmuar nga qeveria.
Ngjarja në Ildib ka sjellë një kurs të ri përplasje mes Moskës, disa vende evropiane dhe SHBA-ve.Kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti "sulmin kimik" një "krim lufte dhe i kërkoi Rusisë dhe Iranit t'i bëjë presion Damaskut. "Përdorimi i gazit toksik është një krim lufte dhe krimet e luftës duhet të trajtohen si të tilla", tha zëvendës zëdhënësi i Merkel, Ulrike Ntemer, gjatë një konference shtypi në Berlin.
Ndërsa Ambasadorja amerikane në OKB mbante fotot e viktimave në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit që u mbajt të mërkurën. Ndërsa Donald Trump tha se veprimet e "neveritshme" të regjimit të Asadit "nuk mund të tolerohen."
"Rusia ngre fakte të rreme që të mbështesë vetëm veten dhe regjimin e Asadit. Ajo këmbëngul në këtë mënyrë, duke u përpjekur të shkaktojë konfuzion, a thua se pjesa tjetër e botës së qytetëruar nuk ka sy, veshë apo aftësinë për të nxjerrë konkluzione përpara fakteve të tilla të qarta”-tha një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kritikoi ashpër Assad-in, të cilin ai e quajti vrasës.
Add new comment