Fitore “diktatoriale” e Vuçiç, shampanja lumë për presidentin e ri

Postuar në 03 Prill, 2017 09:17

Ashtu siç pritej Aleksandër Vuçiç do të jetë Presidenti i Ri i Serbisë. Rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën  e nxorrën atë fitues me një diferencë të thellë ndaj rivalëve në garën për kreun e shtetit. Kryeministri serb në detyrë rezulton të ketë marrë më shumë se 55 për qind të votave, kundrejt 16 për qind të kundërshtarit kryesor Sasha Jankoviç. 

Teksa falënderoi votuesit për mbështetjen Vuçiç sqaroi në një fjalim nga selia e partisë se ndryshimi i rolit të nuk do të ndryshojë ekuilibrin gjeopolitik të vendit mes të BE-së dhe Rusisë, me të cilën serbët ndajnë krishterimin ortodoks dhe origjinën sllave . "Për mua është e rëndësishme që këto zgjedhje treguan se një shumicë e madhe e serbëve pajtohen me vazhdimin e kursit tonë europian dhe për të ruajtur marrëdhënie të ngushta me Kinën dhe Rusinë."-deklaroi Vuçiç.

Rezultatet kanë "poshtëruar" partitë politike opozitare në Serbi, të cilat thonë se Vuçiç po bëhet gjithnjë e më autoritar. Kryeministri do të marrë postin ceremonial të presidencës në fund të majit, por pritet të kontrollojë pushtetitn de facto nëpërmjet kontrollit të Partisë Progresive Serbe. Votimet per zgjedhjet presidenciale serbe u mbajtën edhe në 4 qendra votimi në Kosovë. Pavarësisht rritjes saj ekonomike dhe stabilitetit të madh financiar, Serbia mbetet e zhytur në varfëri dhe korrupsioni. Por mbështetësit e tij, thonë se Vuçiç është një lider i qëndrueshëm në një zonë shumë problematike.

.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.