Rama flet për fundin e PD si parti politike
Me një orë vonesë në komunikimin e fundjavës kryeministri nuk lëvizi nga pozicioni i tij për t’u futur në zgjedhje edhe pa opozitën. Ai theksoi se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë që pengon ushtrimin e rolit të opozitës në jetën demokratike të vendit dhe se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap për ndryshime në Kodin Zgjedhor pa Partinë Demokratike. Bashkë me mesazhin se nuk ka ndërmend të tërhiqet, Rama bëri një prognozë edhe për partinë ku ka milituar edhe vetë për disa orë në fillim të viteve 90.
“Nuk e ndalojmë dot PD-në të vrasin veten. Askush të mos ketë merak se parlamenti do mbetet pa opozitë. Misioni nuk është të shpëtojmë Partinë Demokratike, bashkë me zotin Nardi dhe zotin Vangjeli”.-deklaroi Rama duke paralajmëruar rithemelimin e një opozite të re. Në kushtet kur sipas tij Shqipëria mbetet ende një demokraci e re dhe pa eksperiencë në komunikimin mes partive politike. Gjithsesi Rama nuk duket të ketë shumë peshë në ndërgjegje për çka ka bërë në lidhje me cilësinë e demokracisë pasi siç tha në intervistën për France 24, mungesa e dialogut me opozitën nuk është diçka dramatike.
Comments
PS nr 1
Keto zgjedhje te eliminohet PD nga parlamenti e ne zgjedhjet e 2021 te eliminohet LSI! Pas me shume se 30 vitesh do te mbyllim kete deshtim te pluralizmit tek ne, sepse ketu nuk kemi kulture per kete! Mjaftohemi vetem me PS sepse eshte ne menyre absolute nr. 1!
Po pse u lodhem tere keto
Po pse u lodhem tere keto vite ? Ne kete gje e kemi patur per 50 - vjet rresht. Kesaj i thone " Ishim me mire kur ishim me keq"
Add new comment