Gazsjellësi nënujor, Izraeli insiston për marrëveshje me BE-në
Në një intervistë për radion shtetërore izraelite, ministri izraelit i Energjisë, Yuval Stainits tha se ka u dërguar ftesa homologëve të tij në Greqi, Qipro, Itali dhe Komisionerit të BE-së për Energjinë, për mbajtjen e një konference shumëpalëshe javën e ardhshme në Izrael. Sipas Stainits, fokusi i konferencës do të jenë çështjet praktike lidhur me financimin e ndërtimit të një tubacioni nëndetar që do të transportojë gazin izraelite dhe qipriot në tregjet në Evropë, përmes Greqisë dhe Italisë.
Pavarësisht shumë çështje të hapura, lidhja BE-Izrael në sektorin e energjisë vazhdon të ketë në një pozicion shumë të rëndësishëm në axhendën izraelite. Stainits vizitoi në fillim të marsit Italinë për të rritur përfshirjen jo vetëm të Italisë por kryesisht të Bashkimit Evropian në projektin e tubacionit nënujor.
Ky insistim i Izraelit nuk është i pashpjegueshëm: Tensioni diplomatik midis Turqisë dhe BE-së, vlerësohet nga Izraeli si një mundësi për të shkëputur nga presionet e Ankarasë për eksportin e gazit izraelit në tregjet evropiane. Me fjalë të tjera, pala izraelite kërkon të "hyjë" në një marrëveshje investimi me BE-në për të siguruar kalimin në Evropë të një pjesë të konsiderueshme të gazit izraelit, pa përfshirë Turqinë me kërkesat e veta.
"Tubacioni nëndetar që do të lidhë Izraelin dhe Qipron me Italinë dhe Evropën përmes Greqisë, përveçse do të jetë tubacioni më i madh nënujor jo vetëm që do të sjellë përfitime të rëndësishme ekonomike për Izraelin, por ka rëndësi të veçantë politike pasi do të përmirësojë marrëdhëniet tona politike me Bashkimin Evropian ", tha Ministri izraelit Stainits
Insistimi izraelit për të mbyllur menjëherë një marrëveshje me Bashkimin Europian për financimin e ndërtimit të gazsjellësit nënujor që do të lidhë Izraelin me Qipron, Greqinë, dhe Italinë bëhet gjithnjë e më idukshëm. Në anën tjetër lëvizjet e zyrtarëve të Italisë, Greqisë dhe Qipros janë shumë të kujdesshme. Ata nuk janë nxituar për të njoftuar pranimin ose refuzimin e ftesës drejtuar atyre nga ana izraelite.
http://www.huffingtonpost.gr/gabriel-charitos/-_10876_b_15681530.html?ut...
Comments
E lum si ne europianet! Gaz
E lum si ne europianet! Gaz nga Rusia, gaz nga Kazakistani, gaz nga Kuvajti, gaz nga Libia, gaz nga Qipro, gaz nga Izraeli, ndoshta me vone edhe gaz nga Australia. Gjithashtu linja gazi nga Ukraina, nga deti Balltik, nga Norvegjia, nga Rumania, nga Serbia (e anulluar kjo), nga Shqiperia (me ca pikpyetje), nga Greqi (po ashtu me ca pikpyetje). E shkreta Toke si do perfundoje, pasi t'ia kemi zhvatur te gjitha!?
Add new comment