Mizerja e depozitave, ashkush nuk mban përgjegjësi
Prej disa ditësh është vënë alarmi për ndotjen që buron nga depozitat e ujit të pijshëm të vendosura osë në bodrumet e pallateve ose në tarracat e ndërtesave shumëkatëshe. Kjo pas publikimit të një videoje nga një administrator pallatesh në zonën e Komunës së Parisit, ku gjatë pastrimit u gjetën deri edhe minj të ngordhur. Autoriteti Rajonal Shëndetësor pranoi per Tv Klan se situata është alarmante, pasi askush nuk furnizohet me ujë direkt nga rrjeti i ujësjellësit, çka do të shmangte ndotjen nga papastërtitë e depozitave.
Edhe pse ne dijeni të situatës asnjë autoritet nuk ndërhyn per t’i pastruar dhe dezinfektuar depozitat ose për t’i bllokuar ato në rastet kur konsiderohet se përbëjnë rrezik për qytetarët që konsumojne ujin e tyre, apo qoftë edhe për t’i detyruar banorët t’i pastrojnë.Pergjegjësitë per mirëmbajtjen sipas autoriteteve përcaktohen ne kodin e furnizimit me uje, i cili sanksionon se ujësjellësi garanton cilësine deri në pusetën jashtë palletave, ndërsa depozitat dhe rrjeti deri në banesa jane pergjegjesi e banoreve. Nisur nga kjo gjendje, ARSH propozon që sanksionohet me ligj kontrolli i depozitave të paktën një herë në vit nga nje autoritet shtetëror.
Add new comment