Trump kërkon punëtorë të huaj për vjeljen e rrushit
Një nga sloganet e fushatës së Donald Trump ishte: "Të blejmë produkte amerikane, për të punësuar amerikanët", por siç është shpallur së fundmi nga gazeta lokale Daily Progress, Kantina e Verës së familjes Trump në Charlottesville në Virginia kërkon punëtorë të huaj për të vjelur rrushin! Kompania, e kryesuar nga djali 33 vjeçar i presidentit ka aplikuar me anë të një programi të veçantë për të rekrutuar 29 punëtorë të huaj sezonale për vjeljen e rrushit, pasi qytetarët amerikanë nuk kanë qenë të gatshëm për të punuar në këto pozicione.
Programi i vizavei lejon punëdhënësit të punësojnë personel për punë sezonale bujqësore, ose për një periudhë të kufizuar kohe kur fuqia punëtore e familjes është e pamjaftueshme.Për shkak të mungesës së punëtorëve vendas, të paktën tre kantina të tjera kanë aplikuar për të rekrutuar punëtorë të huaj. "Është e vështirë të gjesh punëtorë", tha avokati Libby Ëhitley, i cili ka punuar për disa punëdhënës në qytet duke përfshirë edhe Eric Trump.
Fillimisht në dhjetor kantina e Trump kishte aplikuar për gjashtë punëtorë të huaj, por dy muaj më vonë kompania kërkoi edhe 23 punonjës të tjerë. Detyrat e punonjësve përfshijnë mbjelljen, kultivimin dhe vjeljen e tyre . Tarifa për çdo punëtor është 10,72 dollarë në orë. Avokati tha se punëtorët që kanë shprehur interes janë nga Filipinet, Kenia, Indonezia dhe Nigeria. Ai zbuloi se kanë qenë të shumtë ata që kanë shprehur përmes postës elektronike zemërimin e tyre se presidenti amerikan do të punësojë punëtorë të huaj.
http://www.dailyprogress.com/starexponent/news/charlottesville-strump-wi...
Add new comment