Kriza i jep kohë Gruevskit/Propozon një KundërPlatformë dhe kërcënon me rënien e shtetit

Postuar në 20 Mars, 2017 01:43

Mungesa e zgjidhjes së krizës dhe paaftësia për të krijuar qeveri, i ka dhënë kohë ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski që të dalë me një propozim të ri faktorizues për të. Gjatë një interviste për televizionin “Kanal 5”, ai ka bërë të ditur se partia e tij, VMRO-DPMNE do të propozojë brenda javës që vjen një dokument të ri për daljen nga kriza.

Është e nevojshme që kombi ta mbrojë shtetin e tij sepse shtetin mundet të mos e kemi. Të mos mendohet se nuk e kam thënë ja po e përsëris, nëse populli nuk e mbron shtetin mundet ta humbin. Të gjithë ato që mendojnë se tani do t’i lënë të formojnë Qeveri dhe të reagojë kur do vijë ligji i gjuhëve në rend dite  atëherë mundet të jetë vonë për reagime. Paralajmëroj: Mundet të vijë deri aty që të mos kemi shtet”, deklaroi Gruevski.

Ky është një hap mesa duket i koordinuar edhe me presidentin e vendit për të kundërshtuar platformën e partive shqiptare, pas së cilës është kapur alibia dhe argumenti politik i një pjese të opinionit në Maqedoni. Gruevski nuk ka munguar të kërcënojë hapur me trazira, kur tha se “asnjë nuk mundet ta dijë se si do reagojë populli ndaj asaj që bën Zaevi”.

http://www.alsat-m.tv/gruevski-pergatisim-nje-dokument-qe-do-i-jap-fund-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.