Ndahet nga jeta Chuck Berry

Chuck Berry, ose kumbari i rock ‘n’ roll siç e quante revista “Rolling stone” ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Ai është i njohur për shumë këngë dhe konsiderohet si një prej këngëtarëve me më shumë ndikim në skenën e sotme. I krahasueshëm me Elvis Presley, ose Mbretin e këtij zhanri. Ai hyri në skenë që në vitet ’50 për të vijuar më tej me përfaqësim që mbetet i pashlyeshëm. Maybellene, Thirty Days, We We Hours, Roll Over Beethoven apo edhe Johny Be Good, mbeten ndër këngët më të sukseshme.
Add new comment