WikiLeaks: Përgjimet e CIA-s përmes paisjeve të inkorporuara në telefona dhe smart TV
CIA ka shtrirë një rrjet të gjerë pwrgjimesh që komandohet nga “Embedded devices branch”, që do të thotë Sektorin e pajisjeve të inkorporuara. Nw televizorwt smart TV të lidhur në internet aktivizohet një mikrofon i fshehtë që kap bisedat dhe regjistron sa thuhet duke shkelur kështu deri në detaje privatësinë. Eshtë ky zbulimi më i fundit i Wikileaks, organizata e themeluar nga Julian Assange, e cila ka shpërndarë mijëra dokumente konfidenciale të CIA-s në një program hacker-imi, përmes një serie virusesh.
Mjete me të cilat CIA është në gjendje – që nga viti 2014 – të kontrollojë telefonat e kompanive amerikane dhe evropiane, të tilla si iPhone Apple, Google Android dhe Microsoft deri në televizorët e kompanisë më të madhe të Koresë së Jugut, duke i përdorur ato si mikrofona sekrete. Wikileaks paralajmwron se kjo wshtw vetëm maja e ajsbergut.
Organizata e Assange ka njoftuar nxjerrjen e mijëra dokumenteve nga “Qendra për Inteligjencën Kibernetike” e CIA-s. Eshtë një arsenal (thuhet 8700 dosje) prej ku del që edhe konsullata amerikane në Frankfurt përdoret si bazë për hackerat e CIA-s, të cilët nga zemra e Gjermanisë mbulojnë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Një goditje e rëndë për CIA-n, do të thuhej, nëse është e vërtetë që Agjencia në Langley, Virginia ka humbur kontrollin e arsenalit të saj kibernetik.
Add new comment