Marifetet e Veliajt, prenotimi për parkimet me sms, për fushat sportive online
Bashkia e Tiranës ka publikuar opsionin për të prenotuar fushat sportive, të cilat u hapën për publikun pak ditë më parë. Të rinjtë dhe sportdashësit mund të futen në portalin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të rezervuar fushën, datën dhe orarin. Shërbimi ofrohet pa pagesë, ndërsa prenotimi kërkon thjesht të dhënat kryesore të personit dhe numrin e kartës së identitetit.
Por nëse për terrenit sportive aplikimi mund të bëhet on line dhe pa pagesë, për parkimet, bashkia ka ndjekur një model tjetër, që tarifon shërbimin e prenotimit përmes aksesit të vënë në dispozicion nga kompanitë celulare. Dhe meqënëse fluksi i parkimeve është më i madh sesa prenotimet e fushave sportive, bashkia ka menduar të rrisë trafikun e kompanive celulare. Sipas këtij modeli targën e makinës nis me mesazh në numrin 50500, kundrejt një pagesë dhe nga ky moment paguar vendin e parkimit për një orë.
Pyetja është pse duhen tarifuar qytetarët për rezervimet dhe nuk aplikohet i njëjti model si ai i prenotimit on line pa pagesë, por duhen shpenzuar SMS dh para për kompanitë celulare.
Kryetari i bashkisë e ka një përgjigje për këtë kur thotë se "Kjo është mënyra e vetme se si në një qytet me 200 mijë makina dhe 4 mijë vende parkimi, mundohemi të racionalizojmë vendet e parkimit. Duke shtuar opsionin e pagesës elektronike, sot jemi në nivelin e shumicës së kryeqyteteve moderne evropiane, ku të gjitha pagesat bëhen në mënyrë elektronike”
Add new comment