Kriza maqedonase, dyshja Ivanov – Gruevski dhe një rol i paqartë i Ali Ahmetit
Deklarata dhe vendimi i djeshëm i Presidentit të Maqedonisë, George Ivanov, për të mos mandatuar për krjimin e qeverisë së re, Zoran Zaev të LSDM-së, ka shtuar pikëpyetjet rreth daljes nga kriza politike. Në dukje akti i Ivanov shkon në mbrojtje të Gruevskit dhe oferta të tij, duke i dhënë kohë dhe duke sugjeruar se agjenda nacionaliste e sponsorizuar nga jashtë nuk do të pranohet. Ky është në fakt një mesazh për sllavët maqedonas dhe një përpjekje për të izoluar Zaev në kurthin e varësisë së plotë nga shqiptarët. Por në themel ai reflekton pasojën e një vendimi të partive shqiptare dhe jo shqiptare për të refuzuar bashkëqeverisjen me Gruevskin, i cili doli parti e parë. Pra sot kemi atë që quhet një përpjekje për qeverinë e pakicës.
Presidenti maqedonas deklaroi se Platforma e partive shqiptare që normon konstitucionalisht përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në mbarë territorin, cenon sovranitetin e Maqedonisë dhe se ajo është përgatitur jashtë vendit. Në këtë plan hapen disa skenarë eventualë:
Së pari është jo pa rëndësi se firmat e dhëna nga partitë shqiptare, veçanrësisht BDI-ja për Zaevin, ishin të kushtëzuara ndonëse ai dh dakordoësinë për çështjen e gjuhës. Pra BDI-ja deri në ditën kur lëshoi firmat, deklaroi se kjo nuk do të thoshte pjesëmarrje në qeveri me Zaevin. Çka do të thotë se kreu I LSDM-së përmbushi kushtin për të fituar mandatimin nga Ivanov që i kërkoi qartë 61 firma në takimin e fundit, por Zaev do të duhet të negocionte mandej sërish. Këtu roli i BDI-së ka qenë minues për pozitën e politikanit maqedonas që sot gjendet i akuzuar publikisht nga presidenti I vendit të tij se i shërben axhendave të huaja. Nuk është çudi që ky konflikt “parimor” të riaktualizojë ofertën e Gruevskit dhe propozimet e tij për përdorimin e shqipes në ato territore ku ka 20% shqiptaarë. Në fund të fundit partitë shqiptare nuk u bashkuan për qeverisje me Zaevin pavarësisht lëshimeve të tij. Çka do të thotë se gjuha nuk shihet prej tyre si qëllim në përmbushjen e disa të drejtave po instrument taktik.
Një skenar i dytë përflitet sot nga disa analistë në Maqedoni që citohen edhe nga mediat shqip të këtij vendi. Dhe ky skenar është që vetë Parlamenti të mblidhet për të zgjedhur kryeministrin.
“Duke e pasur parasysh se Qeveria zgjidhet nga Kuvendi, ndërkaq deputetët i zgjedh populli, ekziston opsion që edhe deputetët të thirrin seancë në Parlament dhe ta konstituiojnë Qeverinë e re, e cila do të ishte plotësisht legjitime. Shembull të tillë patëm mundësi të shohim në Slloveni”, deklaroi eksperti Andreja Stojkovski.
Këtu problem është se normalisht seanca e parë është konstituive, ajo duhet të zgjedhë njëherë kryetarin e Parlamentit, por sipas një tjetër eksperti, Osman Kadriu, profesor i të Drejtës Kushtetuese, “neni 90 parasheh dhe lejon, nëse Ivanov nuk ia jep mandatin Zaevit, Parlamenti vet të zgjedhë Qeveri”.
“Zaev si përfaqësues i koalicionit i cili ka siguruar shumicë parlamentare, me 67 nënshkrime për mandat, mund të kërkojë nga udhëheqësi i tanishëm, Trajko Veljanovski, menjëherë të thirr vazhdim të seancës konstituive, në të cilën do të zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit, i cili do ta thirrë seancën e radhës për zgjedhjen e Qeverisë. Në këtë seancë, Zaev duhet të propozojë programin qeveritar. Nëse Veljanovski nuk e fton seancën, atëherë shumica parlamentare nëpërmjet deputetit më të vjetër mund ta caktojë vazhdimin e seancës konstituive. VMRO-DPMNE nuk ka mundësi juridike që ta kontestojë zgjedhjen e këtillë, kuptohet nëse BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët e përkrahin dhe jo të jenë të qëndrimit, nënshkrimet i kanë dhënë, por Qeveri nuk përkrahin”, thotë Kadriu.
http://portalb.mk/375602-mund-te-formohet-qeveria-edhe-nese-ivanov-nuk-e...
Jemi sërish në pikën që Zaev vetëm sa fiton mandatin për negociimin e qeverisë, e jo se ka sigurinë për krijimin e saj.
Është pikërisht kjo situatë që afron qysh tani si logjik skenarin e zgjedhjeve të reja, që I konvenon Gruevskit. Dhe është pikërisht ky lëmsh që gjenerohet nga përkufizimet e paplota kushtetuese që krijon dyshimin se në këtë lojë Ivanov po vepron i mbështetur qartë nga Gruevski dhe Ahmeti. Ky i fundit nuk e kishte problem që të qeveriste sërish me Nikola Gruevskin e VMRO-DPMNE por pas këshillimeve nga Tiranë i vuri atij kushtin e gjjuhës dhe Platformën. Pra u detyrua të vërë mbi tavolinë sugjerime të të tretëve, ndërkohë që çuditërisht Zaev i pranon shumicën e pikave të Platformës të cilën Ahmeti e ka flamur në zemër, por ky nuk pranon qeverisjen me të!!! Të mos harrojmë se Platforma si dokument i imponuar krijon defiçite të mëdha në aftësinë e Ahmetit për të çuar përpara disa kauza dhe e ul profilin e tij para shqiptarëve.
Së fundmi, nuk përjashtohet që në eventualitetin se Zaev fiton të gjitha hallkat, platforma e partive shqiptare të kalojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Nuk dihet sa është e mundshme një gjë e tillë, por Platforma e tejkalon Marrëveshjen e Ohrit
https://sq.wikipedia.org/wiki/Marr%C3%ABveshja_e_Ohrit
në përdorimin e gjuhës(pika 4). Dhe marrëveshja e Ohrit është inkuadruar në Kushtetutën maqedonase sa kohë ka imponuar në atë kohë amendamentet përkatëse. Në këtë kuptim adoptimi i Platformës Shqiptare përmes negociimit politik dhe aktualizimi i saj si skemë bazë qeverisëse, do të kërkojë ndërhyrje. Nuk është fare e papritur që të kërkohet një gjykim nga Gjykata Kushtetuese, përgjigja e së cilës do të certifikonte ose rrëzonte përfundimisht atë deklarim të djeshëm të presidentit Ivanov.
Add new comment