George Bush: Kemi nevojë për disa përgjigje nga Trump

Postuar në 27 Shkurt, 2017 22:15

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Tramp, për t’u shpallur luftë mediave nuk është mirëpritur nga ish-presidenti Xhorxh W Bush. Në një intervistë televizive, ai tha se shtypi i lirë është i domosdoshëm për demokracinë.“Unë e konsideroj median si të domosdoshme për demokracinë. Ne kemi nevojë për media të pavarur pasi pushteti mund të kthehet në një fiksim dhe mund të bëhet gërryes. Është e rendësishme që mediat t’u kërkojnë llogari njerëzve që abuzojnë me pushtetin. Për shembull diçka që unë jam përpjekur gjatë të bëj është të bindja Vladimir Putinin së ai ka nevojë për një media të pavarur”- theksoi Bush.

Sa i përket presidentit rus Putin dhe lidhjes mundshme të tij me presidentin Tramp, Bush theksoi se kjo është një çështje për të cilën nevojiten përgjigje dhe hetime.Ish-presidenti Bush kritikoi tërthorazi edhe vendimin e Tramp për të penguar emigrantët myslimanë, duke thënë se ai është për një politikë emigracioni që mbështetet të ligji.

http://www.businessinsider.com/george-w-bush-donald-trump-russia-media-c...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.