armiq

Per llumin, miqtë dhe armiqtë (Video)

Postuar në 20 Tetor, 2017 00:14

Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i ftuar mbrëmjen së enjtes në “Opinion” nuk pranoi se ka qenë mbështetje për rrjetin kriminal të Habilajve dhe as të ketë përfituar financiarisht nga trafiku i drogës.

Ai tha se kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij ishte suprizë, por nuk mund  të thoshte se e njëjta gjë vlente edhe për kryeministrin. Tahiri mohoi të jetë takuar dhe të ketë drekuar me Mosi Habilajn, por tha se mund të ketë qenë i pranishëm në festa familjare ku ishin dhe Habilajt.

George Bush: Kemi nevojë për disa përgjigje nga Trump

Postuar në 27 Shkurt, 2017 22:15

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Tramp, për t’u shpallur luftë mediave nuk është mirëpritur nga ish-presidenti Xhorxh W Bush. Në një intervistë televizive, ai tha se shtypi i lirë është i domosdoshëm për demokracinë.“Unë e konsideroj median si të domosdoshme për demokracinë. Ne kemi nevojë për media të pavarur pasi pushteti mund të kthehet në një fiksim dhe mund të bëhet gërryes. Është e rendësishme që mediat t’u kërkojnë llogari njerëzve që abuzojnë me pushtetin.

Dikur ia thoshin të gjitha njëri-tjetrit. Pse u ndanë Ilir Meta dhe Dritan Prifti?

Postuar në 20 Tetor, 2015 10:40

Është shembulli i dy miqve "për kokë" që janë kthyer në armiq të betuar. I bashkoi interesi për të fituar pushtet dhe para përmes politikës duke e nisur bashkëpunimin aktiv me betejën kundër Fatos Nanos në vitin 2004. Madje janë të shumtë ata që ia atribuojnë idenë e krijimit të LSI-së Dritan Priftit. Ai fitoi shumë shpejt vendin e krahut të djathtë të Ilir Metës, i cili kishte ndikuar në vitin 2001 që Prifti të merrte postin e parë të rëndësishëm, atë të drejtorit të KESH-it.

Subscribe to RSS - armiq