Kongresmeni Rohrabacher tërheq deklaratat e tij: “Maqedonia ka të drejtën e vetëvendosjes”
Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher, kryetar i Nënkomitetit për Europën, Eurazinë dhe Kërcënimet e Reja, ka kërkuar falje për deklaratat e tij mbi Maqedoninë. Përmes një deklarate të posaçme ai thotë se ka reflektuar mbi atë që ka thënë për Vizion Plus duke theksuar se ato nuk përputhen me qëllimet e tij.
“Maqedonia është një vend legjitim me të drejtën e vetëvendosjes dhe paprekshmërinë e kufijve. Komenti im aludonte, ndoshta në mënyrë të papërshtatshme, për shqetësimin tim mbi sfidat e qeverisjes së brendshme që Maqedonia përballet e që kanë të bëjnë me pakicat etnike”, citon agjencia maqedonase MIA, kongresmenin në fjalë.
Duket se Rohrabacher është përballur me presion të madh politik pasi deklaratat e tij nuk kishin në të vërtetë asnjë aludim, ato ishin direkte dhe eksplicite. Ai than ë intervistën për Vizion Plus se “Maqedonia nuk është shtet. Më vjen keq, nuk është shtet. Kosovarët dhe shqiptarët në Maqedoni duhet të bëhen pjesë e Kosovës. Pjesa tjetër e Maëedonisë duhet të bëhet pjesë e Bullgarisë, apo çfarëdo vendi ata mnedojnë se i përkasin…”. Pas kësaj dekalrate të dhënë më 7 shkurt, Diaspora e Bashkuar Maqedonase lëshoi një deklaratë përmes së cilës dënonte qëndrimet e kongresmenit dhe kërkoi dorëheqjen e tij nga Nënkomiteti. Presidenti I Diasporës, Metodija A. Koloski u takua me kongresmenin për një orë në të cilën atij iu dhuruan disa libra dhe të dhëna për shkeljet e të drejtave të minoritetit maqedonas në Greqi.
Add new comment