LSI: Koalicioni nuk është i domosdoshëm

Postuar në 12 Shkurt, 2017 13:23

Mbetet e paqartë se cili është funksionimi i koalicionit qeverisës, ndërkohë që LSI, aleatja kryesore e PS-së në qeveri, po deklaron se njerëzit kanë nevojë për punë dhe investime. 

“Nuk jemi në kohën e zonjës nga Berati që thoshte, pa bukë, pa drita rrimë, vetëm ju bashkohuni. Jemi në kohë tjetër, kur populli shqiptar kërkon mbështetje, punë, investime. Fermerëve dhe popullit nuk i intereson se me kë bëjmë 71 vota, ata duan zhvillim. Peshkatarët e fermerët duan punë, jo vetëm koalicione”, tha sot nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Qëndrime të hapura që lënë të kuptohet se koalicioni nuk është më kusht i panegociueshëm. Duket se protesta e 18 shkurtit do të jetë një test që do të përcaktojë të ardhmen e aleancës e cila dështoi në pritmëritë e shqiptarëve. 

Comments

Submitted by materazzi (not verified) on

O Panarit ! As ti dhe as shoket e tu nuk doni t'ia dini se cfare i intereson popullit. Ju kini dashur dhe doni te dini vetem per xhepat tuaj, qe te jenio perjetesisht ne pushtet, sipas kenges popullore : " Haja qenit, pija qenit, po i biem karadyzenit ". Ju jeni gangrena me e madhe e politikes shqiptare dhe, fatkeqesisht, te tille do te vazhdoni te jeni derisa te zgjohen shqiptaret dhe t'iu lene me gisht ne goje, me 0,5% te votave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.