Videolajm/ PS e ka të vështirë të ndahet nga Elvis Rroshi
I është hequr mandati nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe është shkarkuar nga kryeministri, e megjithatë ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi është ende trënfadili i Kavajës për Partinë Socialiste. Kjo e fundit e njeh ende si kryebashkiak edhe pse ligji i dekriminalizimit i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike. Pa asnjë ndrojtje dhe asnjë princip ministrat e qeverisë jo vetëm që nuk rezervohen për të dalë në publik me Elvis Rroshin, por i zgjedhuri i Edi Ramës për të udhëhequr projektin e Rilindjes në Kavajë ka deklaruar publikisht se bashkë me kordinatorin e ri të zgjedhjeve, ministrin Arben Ahmetaj do ta çojnë Edi Ramën drejt një fitoreje të dytë. Partia Socialiste nuk po fshihet më, është partia e Elvis Rroshëve dhe disa të tjerëve që ka mbledhur rreth vetes Edi Rama për të rilindur Shqipërinë. Me shpresë se ambasadori amerikan Donald Lu do thotë diçka për këtë, po mbetemi me impresionet e ministrit Ahmetaj se Elvis Rroshi bëri të mundur që Kavajë të thithë 40 për qind të turistëve në Shqipëri dhe se kërkon orë e minutë projekte për të çuar përpara vizionin e tij.
Video më poshtë flet vetë:
ELVIS RROSHI PREZANTON AHMETAJ PER KAVAJEN ABC... by trelosjermatis
Add new comment