Kush po përpiqet të “vrasë” presidentin Asad?
Që nga fundjava e kaluar ka qarkulluar një lajm në agjencitë e njohura ndërkombëtare se Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad është në gjendje kome. Madje mediat aluduan se ai anuloi një takim me industrialistë në periferi të Damaskut.
Agjencia ruse e lajmeve Sputnik thotë se lajmi se Bashar al-Assad kishte pësuar një goditje cerebrale u botua për herë të parë nga gazeta libaneze Al-Mustaqbal. Gazetari i njohur i “Al Jazeera” Faisal al-Qassem njoftoi gjithashtu në ‘Tëitter’ për 4.5 milion ndjekesit e tij se Assad është në gjendje kome.
Disa ditë para këtyre pretendimeve, njoftime të pakonfirmuara pohonin se presidenti sirian ishte qëlluar për vdekje nga truproja e tij iranian. Mdërkaq Damasku ka mohuar lajmet, duke thënë se Assad kishte "një shëndet të shkëlqyer." Sputnik nënvizon se raportimet vijnë nga media burimet e financimit të të cilave janë të njohura duke cituar deklaratën e zyrës së Presidentit Asad se “Populli sirian ka fituar imunitet nga gënjeshtra të tilla”
Në mars të vitit 2013, u tha se rebelët skishin vrarë presidentin sirian gjatë një përleshjeje në Damask. Në mars dhe dhjetor 2015 u raportua se Assad është vrarë nga një truprojë. Të gjitha këto lajme sipas agjencisë ruse janë të frabrikuara dhe të sponsorizuara nga ata që janë kundër procesit të paqes në Siri, ku janë investuar së fundmi Rusia, Turqia dhe Irani.
https://sputniknews.com/middleeast/201702011050240189-bashar-assad-healt...
Add new comment