80 ndërhyrje amerikane në zgjedhjet në botë. Koshtunica u ndihmua me fonde përballë Millosheviçit

Postuar në 28 Janar, 2017 16:27

Akuzat thujse ekstreme për ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet presidenciale amerikane, kanë lënë në hije realitetin e ndërhyrjeve amerikane në botë. Në një intervistë për National Public Radio, Dov Levin nga Carnegie Mellon University, dhënë në dhjetor 2016, thotë se ShBA kanë ndërhyrë në më shumë se 80 raste në zgjedhjet e e vendeve të tjera mes viteve 1946-2000. 

Më interesante, rasti i fundit që përmendet janë zgjedhjet në Serbi në vitin 2000, që sollën largimin nga pushteti të Sllobodan Millosheviçit.

Një shembull është ndërhyrja jonë në Serbi në zgjedhjet e vitit 2000 atje. Sllobodan Millosheviç garonte për t’u rizgjedhur dhe ne nuk donim që ai të qëndronte në pushtet për shkak të prirjeve të tij, siç e dini, për të futur Ballkanin në konflikt apo edhe për shkeljet e të drejtave të njeriut. Kështu që ndërhyjë në mënyra të ndryshme për kandidatin e opozitës, Vojisllav Koshtunica. Dhe ne i dhamë fonde opozitës, trajnim dhe ndihmë në fushatë. Dhe sipas vlerësimeve të mia, ajo ndihmë ishte kyçe në fitoren e opozitës”, shprehet Levin. 

http://www.npr.org/2016/12/22/506625913/database-tracks-history-of-u-s-m...

Ky pohim ka rëndësi jo të vogël, pasi Koshtunica përfaqësonte edhe në deklarimet publike linjën nacionaliste serbe, me asgjë të ndryshme nga Millosheviç përveç faktit se kishte gatishmërinë që të ulej në tryezë. Ndaj kjo mbështetje me karakter të pastër pragmatik në Serbi na thotë se ndërhyrja amerikane udhëhiqet nga leximi i interesave, pavarësist retorikës për të drejtat e njeriut. Kjo duhet vëzhguar edhe në Maqedoni e më tej, ndoshta edhe në Shqipërinë e vitit 2017. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.