Nis hetimi për tenderin e kamerave të trupit për punonjësit e Policisë së Shtetit

Postuar në 25 Janar, 2017 15:47

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 10 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që tenderuan blerjen e kamerave të trupit për punonjësit e policisë. AbcNews raporton se kallëzimi është kryer për “shkelje të barazisë në tendera” për një prokurim që kap vlerën e 5.7 milionë eurove.

Kallëzimi është regjistruar nga task-forca e prokurorisë së kryeqytetit dhe po hetohet nga prokurorja Daniela Sulaj. Mësohet se në kallëzim, inspektorët e KLSH kanë renditur emrat e 10 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Referencave të cilësisë së kamerave. Në dosjen për të cilën prokurorja Sulaj ka nis kryerjen e veprimeve të para hetimore, thuhet se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe Referencës nuk kanë respektuar ligjin si në hapjen e procedurave të tenderimit, kriteret e vlerësimit dhe më pas shpalljen e fituesit. Ky tender, thuhet në dosje, është bërë me prokurim të drejpërdrejtë dhe kap shifrën e 5.7 milion eurove që ka nisur zbatimin që në shkurtin e vitit të kaluar. Në kallëzimin e KLSH-së thuhet se inspektorët kanë konstatuar mangësi në procedurat e tenderimit, në skualifikimin e kompanive të tjera konkuruese, duke shpallur fitues një kompani e cila ka modifikuar me pjesë të ndryshme kamerat e turpit. Veç kësaj, inspektorët thonë në kallëzim, se kamerat e modifikuara nuk arrijnë të transmetojnë on-line, në kohë reale, regjistrimet e tyre, nga trupat e policëve mbajtës të tyre apo edhe ato pak makina ku janë instaluar”, raporton televizioni në fjalë.

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/80280

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.