340 mësues të punësuar përmes aplikimeve online
340 mësues të punësuar përmes aplikimit online nga një portal i quajtur “Mësues për Shqipërinë”. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me mësuesit që janë emëruar duke ndjekur këtë praktikë, në të cilin ajo ka vënë theksin te transparenca që siguron mënyra e re që anashkalon të drejtat e Drejtorive Arsimore që ishin burim i emërimeve partiake.
“Mësues për Shqipërinë” është sistemi ynë i ri i emërimeve në arsim. Asnjërit prej jush nuk i është dashur më të kalojë nga zyra e drejtorit të DAR për të treguar teserën e partisë apo zarfin e korrupsionit për tu punësuar në arsim”, tha Nikolla.
Portali ka dy vjet që funksionon dhe të dhënat zyrtare thonë se në Tiranë përmes tij kanë filluar punë 181 mësues.
Futja e praktikave online për disa shërbime publike është ndër të paktat punë të mira të kësaj qeverie, pasi megjithë vërejtjet që mund të ekzistojnë aktualisht për praktikën, ato vendosin një standard që ndryshon diçka për mirë në punëmarrjen në shtet.
Add new comment