Shkëlzen Berisha nën hetim nga agjencia qeveritare e pastrimit të parave?
“Shqiptarja.com” shkruan sot se afera “CEZ” që u zbulua në Komisionin Hetimor të drejtuar nga socialistët ka krijuar kushtet për hapjen e hetimeve për shtetasit Nuel Kalaj, Kosovar dhe Shkëlzen Berisha, djali I ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas kësaj gazete në vëmendje ka ardhur ndërmjetësimi dhe mandej shitja e 75% të aksioneve të OSSH-së te kompania CEZ me një dëm për shtetin prej 414 milionë eurosh. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave kanë hapur hetimin rreth kësaj çështjeje, sidomos pas faktit të publikuar se Kalaj ka tërhequr 7 milionë euro nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë. Shpërndarja e parave jashtë sistemit bankar ka çuar në kërkesa për nevoja hetimore të lëvizjet e transaksioneve bankare të shtetasve Suzana Guxholli, Neritan Alibali, Enno Bozdo dhe Mimoza Vokshit.
Është interesant fakti se në gati katër vjet Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave nuk ka hetuar thuajse asnjë zyrtar, diçka që po ndodh tani. Po kështu gazeta shkruan se në verifikime janë përfshirë edhe agjencitë inteligjente, çka duket se po zbulon nevojën e një procesi përpara zgjedhjeve.
http://shqiptarja.com/home/1/afera-cez-kalaj-e-shk-lzeni-n-n-hetim-p-r-p...
Add new comment