Hillary Clinton po mendon kandidimin për bashkinë e New York-ut?
Hillary Clinton do ta fitonte me diferencë bashkinë e New York-ut nëse do të vendoste të kandidonte. Këtë tregon një sondazh i publikuar të mërkurën, duke përforcuar zërat se ish-sekretarja e Shtetit po mendon rikthimin në skenën politike pas humbjes shokuese në zgjedhjet presidenciale.
Kandidatja demokrate do të siguronte një përqindje 49 për qind nëse do të futej në garë, ndërkohë që kryebashkiaku aktual Donald de Blazio që shpreson në rikonfirmimin e postit ka vetëm 30 për qind të preferencave e të elektoratit.
Ky sondazh është i pari që teston popullaritetin e ish-kandidates demokrate për zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton.
Bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë nuk mendojnë se një gjë e tillë do të ndodhë, ndërsa vetë Clinton nuk ka bërë ende asnjë koment mbi një kandidimin të mundshëm të saj për bashkinë e New York-ut.
Add new comment