“Spektakli ekonomik i Trump do të dështojë, jam i sigurtë”
Ekonomisti i njohur amerikan dhe fitues i çmimit “Nobel” në Ekonomi, Joseph Stiglitz ka bindjen se politikat ekonomike që ka ndërmend të ndjekë presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump veçanërisht mbi importet janë të destinuara të dështojnë, duke folur për perspektivën e një "luftë tregtare", me vende si Kina apo Meksiko.
"Kjo nuk do të funksionojë, unë jam i sigurtë", u tha ai gazetarëve gjatë Forumit Ekonomik Botëror në përgjigje të një pyetje në lidhje me kërcënimet e manjatit amerikan për rritjen e tarifave mbi mallrat e importuara, sidomos automobilëve.
"Nuk e kupton se këto politika makroekonomike do të çojnë në një përkeqësim të deficitit tregtar. Sigurisht kjo mund të çojë në krijimin e mijëra vendeve të punës duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi kompanitë, por nga pikëpamja makroekonomike, nuk do të ketë sukses", siguroi ai.
Stiglitz sngre pikëpyetje nëse presidenti i zgjedhur amerikan "dëshiron një luftë tregtare" me vende si Kina apo Meksika, apo dhe Gjermania, industrinë automobile të së cilës e kërcënoi me rritje të taksavë të importit.
"Edhe këshilltarët e tij më të ngushtë nuk e dinë se çfarë do të ndodhë", shtoi ai me humor, duke thënë se pret inaugurimin e Trump "për të parë se çfarë do të sjellë ky spektakël i ri".
Add new comment