Schumacher e braktisin - një leksion i dhimbshëm i jetës
Michael Schumacher, po vuan edhe krizën financiare tashmë. Kostot e trajtimit mjekësor të Schumit kanë qenë të jashtëzakonshme, aq sa familja u detyrua të shesë automjetet dhe avionin privat të kampionit, për të mbuluar faturat spitalore, pas aksidentit të rëndë që pësoi në malet austriake në dhjetor të 2013 ës. Sot, kur Schumacher ka dhënë shenja të dukshme shërimi, ai po braktiset nga ish-shokët dhe kompanitë e dikurshme të cilave ua sillte miliona euro përfitime. Së fundi, edhe dy kompani të tjera me të cilët Schumacher kishte kontratë sponzorizimi, e kanë refuzuar atë. “Maquina do Esporte” është kompania e fundit që i ka thënë JO Schumacher. “Deutsche Vermongensberatung” është kompania e vetme që po e mbështeste Schumin në gjendjen e tij shëndetësore dhe po ashtu po e përkrah financiarisht djalin e tij në karrierën që po e bën në garat e shpejtësisë.
"Vizion Plus"
Add new comment