Shpërthimet e Bankers, fshati Zharrëz mund të zhvendoset
Konkluzionin përfundimtar se kush është përgjegjës për lëkundjet që shkaktohen në zonën e Zharrëzës do ta japë një ekspert ndërkombëtar. Grupi i punës i kryesuar nga zv/kryeministri Niko Peleshi do të zhvillojë një mbledhje për të vendosur ecurinë e kësaj çështjeje raporton Tv Klan.Burime zyrtare thanë se auditimi i gjithë proçesit do t’u lihet në dorë ekspertëve të pavarur ndërkombëtar.
Përgjigjja e tyre do të ndikojë në marrjen e një vendimi, nëse do të ketë evakuim përfundimtar të banorëve nga kjo zonë, apo do t’i hiqet e drejta e shfrytëzimit në këtë territor kompanisë qe tashme ka pronare kineze. Sipas të dhënave të fundit, lëkundjet në Zharrëz vazhdojnë, edhe pse intensiteti ka qënë në rënie me kohën kur banorët zhvilluan grevën.
Ende dhe sot kompania Bankers vijon të mbajë të pezullluar injektimin e ujit me presion në këto puse, i cili shërben për prodhimin e naftës. Banorët në Zharrëz akuzojnë konçesionarin për lëkundjet e tokës që u kanë dëmtuar shtëpitë, ndërsa kompania shprehet se lëkundjet janë aktivitet normal sizmik i zonës.
Add new comment