Propozim për rishikim të kontratave të naftës dhe rikthim në duart e shtetit
Deputeti Ben Blushi ka bërë një parashtrim sesi po shfrytëzohet pasuria naftëmbajtëse e Shqipërisë, nga interesa që sipas tij i devijojnë përfitimet në kompani të huaja dhe xhepat e qeveritarëve shqiptarë.
Në nje status ne rrjetet sociale Blushi shkruan se Shqipëria përfiton afro 2 per qind te GDP, apo 200 milion euro ne vit, punëson më pak se 1 për qind të punëtorëve tanë në këtë sektor,prodhon dy herë më pak se në vitet kur nxirrte 2,5 milion ton në vit, shkakton më shumë tërmete në një muaj se natyra në dhjetë vjet dhe e paguan naftën më shtrenjtë se çdo europian tjetër.
“A duhen më shumë arsye për te kuptuar se sa shumë humbim? A duhen më shumë shifra për të kuptuar se ku janë paratë e shkollave dhe spitaleve që na mungojnë? A duhet më shumë për të kuptuar se sa vidhemi? Nuk besoj. Kompanitë e naftës në Shqipëri kanë blerë kontrata 25 vjecare dhe blejnë kontrollorët e tyre cdo vit. Me fitimet nga nafta jonë blejnë qeveritë tona. Pra na blejnë dy herë. Cdo shtet serioz do ti kishte rishikuar këto kontrata duke i kthyer publikut pjesën që i takon: pjesën e luanit.Nafta që kemi nën tokë i takon brezave dhe ne s’kemi të drejtë ta shpërdorojmë në këtë mënyrë mizore. Ka ardhur koha ta rimarrim! Me cdo kusht!”-shkruan Blushi
Add new comment