Populli humbet tre përfaqësues për shkak të dekriminalizimit
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, që zyrtarisht njihet me emrin Elvis Roshi, nuk do të jetë më në këtë detyrë. Edhe deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami po ashtu nuk do të jetë më deputet. Bashkë me këta është edhe Dashamir Tahiri I PDIU-së. Vendimin për t’i zhveshur këta të zgjedhur të popullit nga mandati përfaqësues e ka marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili me votë unanime ka vendosur të aktualizojë efektet e ligjit për dekriminalizimin për Roshin dhe Selamin. Për Tahirin, 3 anëtarë të KQZ-së kanë votuar kundër.
Prokuroria ka dërguar një material të ri për tre personat në fjalë, por ky material, të paktën në rastin e Tahirit është hedhur poshtë nga avokati Fatmir Braka.
Add new comment