Vettingu, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen si antikushtetues të ligjit të Vettingut. Disa media raportojnë se dy gjyqtarë kanë votuar pro kërkesës, ndërkohë që gjashtë të tjerë kundër. Do të duhet pritur zbardhja e vendimit për të sqaruar argumentet, por me hyrjen në fuqi të ligjit, merr fund një debat i zgjatur që ka ngarkuar me teprica edhe vlerën e vërtetë të një ligji të tillë.
Add new comment