Diplomacia e PD-së: Në qeveri edhe me Gruevskin, me kusht Marrëveshjen e Ohrit
Kreu i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, subjekti më me peshë mes shqiptarëve të Maqedonisë ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Takimin e ka njoftuar k y i fundit, i cili ka cilësuar se sugjerimi i PD-së është Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit si objektiv.
“Pata nderin dhe kënaqësinë të prisja dhe bisedoja me Ali Ahmetin. Shkëmbyem mendime për problemet politike të ditës. I shpreha Zotit Ahmeti bindjen se përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme maqedonase duhet të garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve në shoqërinë dhe shtetin maqedon”, shkruan Basha.
Dy ditë më parë Ahmeti ka qenë në Tiranë dhe është takuar me kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe presidentin e Republikës Bujar Nishani. Pas takimi me Metën, Ahmeti ka bërë të qartë pozicionin e partisë së tij në negociatat për formimin e qeverisë s ëre.
“Marrëveshja e Ohrit, anëtarësimi në NATO, BE, zhvillimi ekonomik barazia që duhet vendosur midis komuniteteve. Akoma është herët është të flitet. Me rëndësi është që vendi nuk duhet të rikthehet në krizë. Të vëmë interesin e stabilitetit”, tha ai, duke dhënë një përgjigje neutrale për hyrjen rishtas në koalicion me Nikolla Gruevskin.
Termi “Stabilitet” si dominancë e negociimit nuk e përjashton aspak një qeveri të dytë me konservatorin maqedonas që u rikonfirmua në këto zgjedhje, por ky nuk është problem i Ahmetit si i tillë. Duket se në Tiranë ka një aktor, kryeministri, që nuk e mbështet këtë skemë, njësoj sikundër ruan një distancë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë që është e papranueshme.
Në këtë kuadër merr rol mbështetja e opozitës dhe Lulzim Bashës, pas të cilit qëndorn patjetër Sali Berisha. Gruevskin e mbajmë mend që bëri para disa vitesh fushatë elektorale në pakicën maqedonase në Shqipëri, ndërkohë që Sali Berisha nuk gjeti dot mundësi presioni pas 21 janarit 2011 sesa një vizitë në Tetovë. Rakordimi politik mes të dyja aanëve është i qartë në këtë drejtim dhe të djathtët shqiptarë nuk shohin ndonjë problem te kooalicioni BDO-VMRO-DPMNE. Kjo pavarësisht problemeve dhe ndonëse për lëvizjen që tentoi të inskenonte Zorna Zaev i LSDM-së, u përfol se luhej nga amerikanët.
Po kështu, ftohtësia e Tiranës zyrtare që sot kërkon që shqiptarët të flasin me një zë lidhet edhe me ngjarjet e Kumanovës, pas të cilave nga këshlltari për sigurinë i z. Rama, gjenerali Lleshi u kërkua një rishikim i Marrëveshjes së Ohrit. Pati aludime për një veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, që më pas u mohua. Çfarë ka ndodhur është e paqartë zyrtarisht, por Shqipëria politike ka një implikim në ato ngjarje prej nga ku Ahmeti dhe Gruevski u rikonfirmuan pa pësuar çarkje në koalicion. E thënë qartë dhe nga sa mund të lexohet: Ali Ahmeti dhe Gruevski nuk kanë nevojën e dikujt tjetër për të qeverisur. Dhe këtu nis problemi, pasi asnjë politikë nga jashtë nuk mund të imponohet aq kollaj. Zgjedhjet e fundit dhanë provë se elektorati maqedonas, shqiptar dhe sllav nuk i ka tretur karamelet e ëndrrës për barazi që kultivohet me “bomba”, apo edhe me apele diplomatike.
Add new comment