Përballja ushtarake SHBA- Kinë

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 12:38

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të përballen ushtarakisht me Kinën në Detin e Kinës Jugore. Kreu I Flotës Amerikane të Paqësorit deklaroi se deklarimet dhe pretendimet detare të Kinës kërcënojnë me përshkallëzim mes fuqive globale.

Ne nuk do të lejojmë që një zonë e përbashkët të mbyllet në mënyrë të njëanshme pavarësisht sesa baza ndërtohen në ishuj artificialë në Detin e Kinës Jugore. Ne do të bashkëpunojmë kur është e mundur, por do të jemi gati për përballje kur kjo të jetë e nevojshme

tha admiral Harry Harris, raporton “Reuters”.

Përkundrejt këtyre deklaratave, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang, deklaroi se situata për momentin është e qëndrueshme duke bërë thirrje që të gjitha vendet të angazhohen për promovimin e paqes.

Në këtë rajon vlerësohet se tregëtia arrin në 5 trilionë dollarë në vit dhe Kina ka shpallur disa pretendime për shelfin kontinental. Ajo ka nisur ndërtimin e ishujve artificialë që I ka kthyer në baza ushatarake. Nuk është vetëm SHBA që është acaruar nga ky veprim: Vietnami, Japonia, Tajvani, Filipinet dhe Maljazia po ashtu kanë pretendime. Disa muaj më parë një think tank I njohur, “Rand Corporation” publikoi një studim të porositur nga Pentagoni mbi mundësinë dhe rezultatet e një konflikti ushtarak mes SHBA-së dhe Kinës. 

http://www.reuters.com/article/us-southchinasea-usa-idUSKBN1430CJ?utm_ca...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.