Zyrtare, Rex Tillerson, sekretari i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 13:24

Tashmë është zyrtare. Sekretari i ri i Departamentit amerikan të Shtetit, do të jetë kreu i Exxon, Rex Tillerson. Pas lakimit të disa emrve, që nga Rudy Giuliani, Mitt Romney dhe David Petraues, presidenti I zgjedhur I SHBA-së, Donald Trump, ka zyrtarizuar se kandidati fitues është ai i orës së fundit, Tillerson.

Një zgjedhje që është komentuar shumë pasi Tillerson vjen nga biznesi dhe shpesh ka lobuar që marrëdhëniet me Rusinë të mos cenohen dhe aq nga konsiderata ideologjike, apo politike. Përmendet ndër të tjera propozimi për kërkime në Arktik që erdhi nga Rusia, sipas të cilës mund të arrihet një marrëveshje që shkon në 500 miliardë dollarë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.