Ministria e Drejtësisë: Jo përgjimit pa procedurë dhe pa saktësuar menaxhimin e informacionit
Sot është zbardhur mendimi i Ministrisë së Drejtësisë kundër ndryshimeve në ligjin "Për komunikimet elektronike", që parashikon marje informacioni dhe komunikimet telefonike e elektronike pa urdhër gjykate a prokurorie. Mendimi i ministrisë përcjell shqetësime që kanë të bëjnë me privatësinë, fshehtësinë e korrepsondencë, e që si të tilla, prekin një standard të të drejtave. Më poshtë mendimi i ministrisë së drejtuar nga Ylli Manjani, publikuar në Hashtag.al:
RAPORTI I PLOTË I MINISTRISË SË DREJTËSISË:
- Ligji per komunikimet elektronike, si nje pjese e legjislacionit shqiptar e perafruar me te drejten e BE-se, nuk mund te sherbeje si baze ligjore per t’i dhene organeve policore dhe atyre te inteligjences te drejten e aksesit dhe informimit mbi keto te dhena tejet sensitive (skedaret) pa asnje garanci procedurale dhe kontroll nga organet e parashikuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni procedural penal, pasi kjo do te sillte nje perkeqesim te pariparueshem te nivelit te ruajtjes se fshehtesise se komunikimeve dhe te te dhenave personale, per sa kohe qe aksesi u jepet organeve ekzekutive te emeruara pa asnje nderhyrje nga organet kushtetuese, apo percaktimit te nje regjimi te sakte te kushteve kur dhenia e ketij informacioni do te duhej te ishte e perligjur. Nga ana tjeter, nese do te duhej nje nderhyrje ne legjislacionin qe percakton detyrimet dhe te drejtat e organeve ne kuader te ruajtjes se sigurise kombetare apo dhe parandalimit te krimit, do te duhej nje diskutim shume me i gjere me perfshirjen e te gjitha institucioneve qe kane kompetenca te caktuara ne kete fushe.
- Ky projektligj nuk parashtron rregulla te qarta dhe te sakta per percaktimin e shkalles se nderhyrjes se Policise Gjyqesore ne ushtrimin e te drejtave themelore te parashikuara ne nenet 8 te Konventes dhe ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Si rrjedhim, keto parashikime krijojne hapesire per nje nderhyrje te gjere dhe serioze ne keto te drejta themelore brenda rendit juridik, duke mos e kufizuar nderhyrjen nepermjet parashikimeve te qarta qe sigurojne ushtrimin e saj vetem ne ato raste kur paraqitet tejet e nevojshme, apo vetem per ato vepra penale me rrezikshmeri te larte shoqerore.
- Keto parashikime nuk vendosin kerkesen per ekzistencen e nje Iidhjeje midis te dhenave per te cilat kerkohet ruajtja dhe rrezikut qe kercenon sigurine publike, dhe ne menyre te vecante nuk e ka kufizuar detyrimin e ruajtjes se te dhenave ne lidhje me (i) te dhena qe i perkasin nje periudhe te caktuar kohore dhe/ose nje zone te caktuar gjeografike, apo ndaj nje rrethi te caktuar personash qe jane te predispozuar per t’u perfshire ne nje menyre ose ne nje tjeter, ne nje krim te rende, ose (ii) ne lidhje me persona, ruajtja e te dhenave te te cileve, per arsye to tjera, mund te kontribuoje ne parandalimin, zbulimin ose hetimin e veprave penale te renda.
- Per me teper, ky projektligj nuk vendos kushte substanciale dhe procedurale lidhur me marrjen e ketyre to dhenave te autoriteteve kompetente kombetare dhe perpunimin e metejshem te tyre, pasi nuk percaktohet shprehimisht qe perdorimi i metejshem i te dhenave ne fjale, duhet te kufizohet rreptesisht me qellimin e parandalimit dhe zbulimit te veprave penale te mirepercaktuara, nuk percaktohen procedurat qe duhet te ndiqen dhe kushtet qe duhet te plotesohen ne menyre qe te sigurohet aksesi ne te dhenat e ruajtura ne perputhje me kerkesat e domosdoshmerise dhe proporcionalitetit.
- Gjykojme qe duhet te ishin parashikuar llojet e veprave penale per cilat mund te kerkohen keto te dhena, pasi ne te kundert gjithe procesi rrezikon te kthehet ne abuziv, nisur nga fakti se per cdo dyshim apo te dhene lidhur me nje lloj vepre penale, propozohet te jepet e drejta per te kerkuar kete information.
- Sa me siper, e gjejme te paqarte gjithashtu dallimin midis pikes 6 dhe 7 te nenit 3 te projektligjit.
- Cilat jane ato raste apo vepra penale per te cilat te dhenat kerkohen brenda 24 oreve dhe cilat jane ato vepra penale per te cilat mund te presin deri ne 7 dite per marrjen e te dhenave qe ruhen ne skedar?
- Cili eshte organi qe e ben vleresimin qe keto te dhena jane te ngutshme dhe duhet te jepen brenda 24 oreve?
- Gjithashtu cili eshte organi apo autoriteti qe e ben vleresimin e ligjshmerise se kesaj kerkese paraqitur nga Policia Gjyqesore dhe gjykon nese eshte ose jo rasti per marrjen e ketyre te dhenave?
- Nderhyrja ne keto te dhena vetem me kerkesen e Policise Gjyqesore, pa patur kurrfare vleresirni apo kontrolli nga nje autoritet tjeter, mund te perbeje shkak per abuzim dhe nuk do t’i sherbente qellimit per te cilin eshte krijuar kjo norme juridike. E thene me terma konkrete, ne cdo rast, me justifikimin ne kuader te nje operacioni apo parandalimin e nje vepre penale, Policia Gjyqesore mund t’i kerkoje keto te dhena nga operatori, i cili nuk ka as kompetencen dhe as kapacitetin e duhur per te bare vleresimin qe kjo kerkesa eshte e bazuar ne ligj, ose jo.
- Per me teper, zgjerimi i autoriteteve kompetente dhe rrjedhimisht shtimi i numrit te personave te cilet (ne piken 8, pervec Policise Gjyqesore, shtohen edhe autoritete te tjera) do te merrnin te dhenat personale, do te bente te veshtire per te mos thene te pamundur administrimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e te dhenave sipas standardeve me te larta. Marrja e te dhenave ne vijim te nenit 3 te projekt-ligjit do te sillte shtune pak, per te mos thene aspak ndihmese ne parandalimin e nje vepre penale. Gjithashtu, zgjerimi i rrethit te personave per te marre (ne momentin qe behet ky parashikim ne ligj, operatoret telefonike jane te detyruar t’i japin te dhenat) keto te dhena do te shtonte mundesine per keqperdorimin e tyre, vecanerisht kur mungon nje mekanizem procedural kontrolli.
- Ne perfundim, duke gene se ky projektligj prek nje ceshtje sensitive, sic eshte ajo e lirise dhe fshehtesise se korrespondences, garantuar ne nenin 36 te Kushtetutes, nuk rezulton nga permbajtja e relacionit t’i jete nenshtruar nje procesi konsultimit te gjere me te gjithe aktoret dhe grupet e interesit, ne zbatim edhe te ligjit nr. 146, date 30.10.2014, “Per njoftimin dhe konsultimin publik”.
- Ne vijim te argumenteve te parashtruar me siper, vleresojme se nuk mund te shprehemi mbi permbajtjen e dispozitave konkrete te projektaktit.
Perfundimisht: Nga shqyrtimi ne teresi i projektaktit, sugjerojme rivleresimin e nismes per sa i perket nenit 3 te projektligjit, ne perputhje me rendin juridik te brendshem dhe Konventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut, ne menyre qe te ruhet proporcionaliteti midis mbrojtjes se te drejtave individuate, ruajtjes se rendit publik dhe shkalles se nderhyrjes ne privatesine e korrespondences se individeve.
Add new comment