komunikimet elektronike

Ministria e Drejtësisë: Jo përgjimit pa procedurë dhe pa saktësuar menaxhimin e informacionit

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 15:11

Sot është zbardhur mendimi i Ministrisë së Drejtësisë kundër ndryshimeve në ligjin "Për komunikimet elektronike", që parashikon marje informacioni dhe komunikimet telefonike e elektronike pa urdhër gjykate a prokurorie. Mendimi i ministrisë përcjell shqetësime që kanë të bëjnë me privatësinë, fshehtësinë e korrepsondencë, e që si të tilla, prekin një standard të të drejtave. Më poshtë mendimi i ministrisë së drejtuar nga Ylli Manjani, publikuar në Hashtag.al:

RAPORTI I PLOTË I MINISTRISË SË DREJTËSISË:

 

Komunikimet telefonike dhe ato elektronike në dispozicion të SHISH e policisë brenda 24 orëve. Kundërshton ministri i Drejtësisë

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 08:45

Ajo që dyshohej dhe u përfol muaj më parë ka marrë jetë në formën e një projektligji. Gazeta “Shqiptarja.com”, publikon sot disa dispozita të shtuar në ligjin “Për komunikimet Elektronike”, të cilat mbajnë firmën e dy ministrave, Tahiri e Harito, e të cilat parashikojnë ndër të tjera që komunikimet telefonike e ato elektronike u vihen në dispozicion Shërbimit Informativ, Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake.

Liberalizimi i përgjimeve, një lojë e rrezikshme me të drejtat e të gjithëve

Postuar në 07 Maj, 2016 01:06

Qeveria aktuale po hedh disa hapa të dyshimtë dhe pa e sqaruar publikun, përmes të cilave hapësira e lirisë dhe të drejtave do të ngushtohet duke rrezikuar të jetë peng i arbitraritetit. E bën më shqetësuese situatën mungesa e argumentimit të vërtetë për nevojën e ndryshimeve ligjore  që prekin privatësinë, mbrojtja e së cilës nuk mund të kuptohet pas funksionimin e gjykatave, si dhe mungesa e provua e kapaciteteve për të realizuar synimet që shpallen. Çfarë po ndodh dhe çfarë po synohet?

***

Subscribe to RSS - komunikimet elektronike