Maqedonia në udhëkryq, partitë shqiptare në luftë me njëra tjetrën

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 22:49

Maqedonia mban këtë të dielë zgjedhjet parlamentare me sfond krizën e thellë politike, protestat anti-qeveritare, bojkotin e parlamentit, korrupsionin e përhapur dhe kriminalitetin, ngjarje dhe fenomene që kanë shoqëruar vendin e vogël ballkanik  gjatë dy viteve të fundit.

Kryeministri në pushtet dhe lideri konservator i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe kryetari i opozitës Social Demokrate Zoran Zaev u përballën në një fushatë të ngarkuar me akua dhe kundërakuza që shkuan deri në dyert e gjykatës.BE dhe SHBA konsumuan të  gjitha aftësitë e tyre diplomatike për të mbledhur në një tryezë  dy kundërshtarët kryesore të partive maqedonase, por edhe liderët e  dy partive kryesore shqiptare në kërkim të një kompromisi.

Skandali i përgjimeve

Kalvari politik i Maqedonisë me rreth  dy milion banorë filloi me zgjedhjet e fundit parlamentare në pranverën e vitit 2014. Fitues u shpall Nikola Gruevski, megjithatë, opozita foli për mashtrim masiv elektoral dhe u përgjigj me "bojkotimin" e parlamentit. Presioni mbi qeverinë u shtua kur pa dritën e publikimit skandali i bujshëm i përgjimeve.

Një komision special i prokurorisë konfirmoi se politikanë të lartë, biznesmenë, gjykatësit dhe gazetarët monitoroheshin sistematikisht për vite me rradhë. Megjithatë, gjyqtarët vendosën në favor të qeverisë, ndërsa Gruevski sfidoi sistematikisht "prokurorin e posaçëm", duke mohuar të gjitha akuzat dhe duke folur për një skenar të shërbimeve të huaja.  Prokuroria nga ana e saj pretendon tha se pas skandalit të përgjimeve fshihej shërbimi i brendshëm informativ, kreu i së cilës ishte një i besuar i kryeministrit.

Përçarja e partive politike shqiptare

Një klimë jo pak e tensionuar mbizotëron edhe në partitë shqiptare, atj tradicionale BDI e Ali Ahmetit dhe PDSH e Menduh Thaçit. Ky i fundit ka akuzuar Ali Ahmetin për një qasje antiperëndimore për shkak të koalicionit me Gruevskin. Ndërsa në skenë kanë dalë edhe lëvizje të tjera politike si partia Besa e akuzuar për lidhje dhe financim nga Erdogan si dhe karakter fetar të fushatës politike. Faktori shqiptar vijon të jetë i përçarë dhe kjo nuk e ndihmon përpjekjen e shqiptarëve për të fituar një ekuilibër më të drejtë karshi sllavo-maqedonasve.

Parashikimet

Nikolla Gruevski pritet sërish të mbetet në skenë, por analisti politik Sefer Tahiri beson se  nga votimi i së dielës nuk do të ketë një fitues të qartë. Skenari më i mundshëm është  formimi i një koalicioni të përbërë nga katër partitë, duke përfshirë edhe dy partitë shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.