“Pazari” PS-LSI do vazhdojë pa kanabis, deputetë kriminelë dhe tensione me Greqinë. Meta: Në kuvend do fusim intelektualë
LSI mbajti sot Konventën Kombëtare, ku dhe pritej nëj vendim për vazhdimësinë e koalicionit me Partinë Socialiste. Në fjalën e tij kreu i LSI, Ilir Meta la të kuptohej se bashkëqeverisja me Partinë Socialiste është një “Pazar” që do të vazhdojë, por pa disa mëkate që ai ia faturoi aleatit të madh, siç janë deputetët e inkriminuar, kanabisi dhe marrëdhëniet e përkeqësuara me Greqinë. Një sinjal i qartë ky edhe për flirtin e PS me PDIU-në.
Për deputetët e inkriminuar
As mos ti shkojë mendja dikujt me probleme që të hyjë në kuvend, nuk hyjnë më kontrabandë individë me rekorde kriminale, kemi detyrim që në kuvend të cojmë sa më shumë intelektuale, të rinj e të reja, të mos cojmë në kuvend deputetë që kërkojnë tendera, që bëjnë presione e shantazhe ndaj qeverisë dhe ministrave, që shesin mandatet e tyre dhe shpresojmë që kështu të sillen edhe forcat e tjera, që kuvendi që mos bëhet objekt diskutimi dhe demonizimi në PE dhe institucionet evropiane”- tha Meta.</p>
Për kanabisin
Varfëria nuk luftohet me kanabis, duhet të përdorim gjithë forcën e shtetit dhe gjithë mjetet e mundshme që kemi në dore, se të gjithë duhet ta dinë se nëse mbjellim kanabis sot nesër do të korrim krimin e organizuar në gjithë institucionet e shtetit që do të kthehet në bumerang për të ardhmen e vendit dhe fëmijëve. Nuk është koha për të cuar në stratosferë konfliktin se kush e ka fajin, kanabisi është fenomen shqetësues për të cilin duhet konsensus pozitë-opozitë dhe shoqërisë për ta luftuar me sukses. Politika duhet të realizojë një pak pozitë-opozitë si për reformën në drejtësi për ti dhënë fund fenomenit që po dëmton imazhin ndërkombëtar të vendit dhe për ta shndërruar në sukses të plotë luftën ndaj fenomenit jo vetëm nga toka por nga mendja e gjithsecilit
Për Greqinë
Asnjë çështje e trashëguar nuk duhet të cënojë këtë miqësi dhe interesat e dy vendeve. Ndaj çdo retorikë demolizuese nga Athina apo Tirana nuk i shërben marrëdhënieve mes Greqisë e Shqipërisë dhe LSI distancohet nga kjo retorikë. Ne do të investohemi në adresimin objektiv të shqetësimeve dhe pretendimeve duke respektuar të drejtat por edhe duke nxitur rrugën tonë konstruktive për zgjidhjen e shqetësimeve tona si heqja e ligjit absurd të luftës dhe respektimi i popullsisë came sipas të drejtës ndërkombëtare
Comments
PS&LSI
Si te fusin, si te mos fusin kriminele ne lista, binomi PS+LSI fiton bindshem! Per opoziten do ishte sukses i madh te jete ne nivelin 36%-38%! Nje rezultat 40% do ishte super sukses per opoziten! Ndersa "Rilindja" ne rastin me te keq ka mbi 55%. Me siguri do jete tek 60%. Ky eshte populli yne dhe kushdo qe e mendon ndryshe do te zhgenjehet mjaft pas zgjedhjeve te vitit 2017!
Add new comment