Pse Europa po flirton me të djathtën ekstreme, Franca dhe Austria në panik nga globalizmi
Në Europë po vihet re një shqetësim në rritje i partive tradicionale për rritjen e populizmit të djathtë, i përforcuar edhe më shumë nga Brexit dhe fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Franca dhe Austria janë dy vendet me tendencën më të fortë të populizmit në rritje të së djathtës ekstreme në Europë. Një hulumtim i Institutit gjerman Bertelsmann për nëntë vende të BE-së ka gjetur disa arsye që ushqejnë këtë këtëtë fenomen shumëdimensional.
Faktor kryesor sipas studimit është frika e globalizimit, e kombinuar me shqetësimet në rritje rreth perspektivave personale financiare dhe mbështetjen në vlerat tradicionale. Sondazhi, rezultatet e të cilave janë publikuar sot, tregon se 55% e austriakëve dhe 54% e francezëve e shohin globalizimin si një kërcënim. Këto dy shtete janë të vetmet në mesin e nëntë vendeve të mëdha evropiane, ku shumica e njerëzve kanë këtë pikëpamje.
Një total në 28 vendet e BE-së, 45% e qytetarëve thonë se përballen me globalizimin si një kërcënim, ndërsa 55% e konsiderojnë si një mundësi për një të ardhme më të mirë. "Evropa ka përfituar veçanërisht nga globalizimi. Megjithatë, shumë njerëz mendojnë se ata janë të lënë pas dore” thotë president i Fondacionit Bertelsmann.
Më 4 dhjetor, votuesit austriake mund të zgjedhin Norbert Hofer si i pari president i krahut të djathtë në Austri që prej Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në të njëjtën ditë referendumi në Itali ka të ngjarë të çojë në dorëheqjen e kryeministrit, Matteo Renzi dhe forcimin e partisë populiste të Pesë Yjeve.
Në anën tjetër, vetëm 36% e britanikëve, norma më e ulët në mesin e nëntë vendeve të mëdha tregon frikë nga globalizimit. Britanikët janë edhe vendi Europian me shqetësimin më të ulët në lidhje me gjendjen e tyre financiare. Vetëm 26% shprehën një shqetësim të tillë, pavarësisht nga rezultati i referendumit qershorit për daljen nga Bashkimi Evropian.
Add new comment