Pas dushit të ftohtë në Berlin, qeveria del me një variant të ri: Nuk ka rëndësi data për hapjen e negociatave (Video)
Një ditë pas vizitës së kryeministrit Rama në Gjermani, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka dalë në një konferencë për të bërë publike rezultatet e vizitës. Ajo tha se publikut nuk mund t’i thuhet se çfarë kanë biseduar Rama e Merkel, por e rëndësishme sipas ministres është mbështetja e Gjermanisë.
Me ç'kuptohet as vetë qeveria nuk di është se çfarë do të ndodhë në Samitin e Këshillit Europian të Dhjetorit, ku shpresat janë thuajse zero për të marrë një datë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Por ajo që thotë udhëheqja e vendit, pasi i është bërë një dush i ftohtë në Berlin, është se data e hapjes së negociatave nuk ka rëndësi. Me pak fjalë edhe qeverisë i ka humbur busulla, pasi të gjitha shpresat i kishte varur te Gjermania dhe kancelarja Merkel.
Comments
Hahaha
Nuk eshte se po rrezikojne gje duke folur gjera te neveritshme. Ky popull kaperdin gjithcka. E ka treguar historia!
Add new comment