Ministri i Jashtëm austriak, Kurz, pjesë e fushatës elektorale së partisë së Gruevskit në Maqedoni

Postuar në 29 Nëntor, 2016 16:15

Ministri i Jashtëm austrian, Sebastian Kurz është bërë pjesë e përballjes politike në Maqedoni, pas pjesëmarrjes në një tubim të partisë VMRO-DPMNE. I pyetur nga një gazetar mbi këtë akt, Kurz sqaroi se “mora pjesë aty si anëtar i Partisë Popullore Europian dhe nuk ka asgjë kontroverse në të”.

Duke qenë se pjesëmarrja e tij është lexuar si një manovër për të ndikuar votuesit, Kurz sqaroi duke larë duart:

Të djelën mora pjesë në një aktivitet partie si përfaqësues i Partisë Kombëtare Demokratike të Austrisë. Për mua nuk është e pazakonshme që të marr pjesë në ngjarjet dhe aktivitete të partive motra. Në fjalimin tim nuk u bëra thirrje njerëzve për kë të votonin. Bëra thirrje që njerëzit të shkojnë në zgjedhje, por vendimi u takon atyre”. 

Në fjalimin e tij Kurz kishte cilësuar ecurinë e mirë të Maqedonisë në procesin e Integrimit, diçka që lexohet si mbështetje për qeverinë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni mbahen më 11 dhjetor të këtij viti. 

 

https://europeanwesternbalkans.com/2016/11/29/kurz-i-attended-the-rally-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.