Qeverisje “Made in PS”: Parku Sportiv i Durrësit transformohet në shesh ndërtimi
Gazeta “Shekulli” shkruan sot për një vendim të Bashkisë së Durrësit e cila ka dhënë leje ndërtimi në një terren sportiv të qytetit.
“Më së fundi dhe një nga terrenet e fundit sportive për fëmijët dhe të rinjtë në Durrës është dhënë si shesh ndërtimi. Parku i famshëm sportiv i qytetit tashmë nuk do të jetë më në shërbim të zhvillimit të aktiviteteve sportive, por do të kthehet në një godinë shumëkatëshe, duke pasur fatin e shumë objekteve të tjera në Durrës. Ndonëse qeveria Rama ka folur aq shumë për zhvillimin e sportit dhe shtimin e terreneve sportive,me sa duket gjithçka ka qenë një gënjeshtër e madhe. Këshilli bashkiak i Durrësit ka marrë vendimin për dhënien e objektit me sip 980 m², tek Parku Sportiv në dispozicion për ndërtim nga shoqëria private, kundrejt shkëmbimit në natyrë dhe detyrimit të sipërmarrësit që të dorëzojë sipërfaqe ndërtimore bruto prej 1.100 m² në favor të Bashkisë Durrës”, raporton gazetari Llambi Kallço.
Është një tjetër vendim që i shtohet vargut të vendimeve të ngjashme në Tiranë e në qytete të tjera.
“Gradualisht betoni po zhduk objekte tradicionale dhe historike të Durrësit si shatërvani i qytetit, muri rrethues mbi të cilin prej kohësh lartësohet një pallat gjigand, mozaikët dhe vlera të tjera të kujtesës së një qyteti”, vijon Kallço.
Është shumë e qartë se Durrësi është ndër qytetet më të goditura nga abuzimi me sipërfaqet e ndërtimit, një qytet ku pasuria arkeologjike është spostuar në favor të betonit, që nuk figuron në asnjë premtim elektoral.
http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=532356&durres-bie-edhe-sheshi-i...
Comments
Suksese ne jete!
Suksese ne jete!
Ka bere Zalo shkencetari ndonje sondazh se sa i preferuar eshte betoni nga qytetaret durrsak?
Add new comment