Kotzias: Kushte të reja për Shqipërinë në takimin e liderëve të BE-së në dhjetor. Droga një prej tyre

Postuar në 27 Nëntor, 2016 18:40

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka parashikuar se samiti i dhjetorit i liderëve të Bashkimit Europian do të theksojë një sërë kushtesh që Shqipëria duhet të zbatojë para se të marrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Në një intervistë për radion greke Alpha, të dielën, Kotzias ka theksuar se ai personalisht e don Shqipërinë në BE, pasi sipas tij, në këtë mënyrë Shqipëria do të jetë një fqinj më i mirë.

Do të shikoni edhe në vendimet e samitit, pas 20 ditësh, se do të nënvizohet nevoja që shqiptarët të sillen me ne si fqinj të mirë”, ka deklaruar Kotzias në intervistë.

I pyetur për shembjen e banesave në Himarë dhe për simbolikën, që sipas gazetarit përmban ky veprim, Kotzias është përgjigjur:

Banesat nuk janë shembur ende”. Dhe ka shtuar: “Do të shikoni se në konkluzionet e samitit të BE në 15-16 dhjetor që do të kenë të bëjnë me perspektivën e Shqipërisë, do të përfshihet edhe detyrimi që të mos preket e drejta mbi pronën e qytetarëve shqiptarë, rrjedhimisht edhe të minoritetit autokton grek”.

Por Kotzias thotë se do të ketë edhe kushte të tjera. “Do të kërkohet luftimi i krimit të organizuar dhe posaçërisht droga, do të përfshihet nevoja e reformës administrative dhe veçanërisht reformimi i sistemit gjyqësor”. Duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë, ministri i Jashtëm grek ka vënë në dukje se ka një sërë problemesh, që janë mbledhur në një paketë, në një përpjekje për t’i zgjidhur para se të fillojnë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Me ekzistencën e këtyre problemeve, procesi i anëtarësimit do të komplikohet. Shpresoj që shqiptarët, tashmë do të përgjigjen më shumë dhe më mirë nga sa më parë”, ka theksuar Kotzias.

Ministri i Jashtëm grek është pyetur edhe për deklaratat e kohëve të fundit nga Tirana që sipas palës greke kanë tensionuar situatën. Shefi i diplomacisë greke edhe një herë i ka shpjeguar këto deklarata me faktin e qenies së PDIU në koalicionin qeveritar. “Në qeveri merr pjesë e ashtuquajtura parti e çamëve dhe kjo parti siç e kam vënë në dukje shumë herë, iu është rikthyer nacionalizmave ekstremë dhe miteve të mëdha sa i përket realitetit për këtë pjesë të popullsisë shqiptare”, ka deklaruar ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.