Provokon sërish Erdogan. "Nuk e di kush është më barbare, ajo që bëri Hitleri me hebrenjtë, apo masakra e ushtrisë izraelite në Gaza" (Video)
"Unë nuk e miratoj atë që bëri Hitleri, por nuk miratoj as atë çfarë bën Izraeli. Kur është fjala për vdekjen e shumë njerëzve, unë pyes veten se kush është më barbare"- tha në një intervistë për mediat izraelite presidenti turk.
Duke përsëritur retorikën pro-palestineze Erdogan tha se "është e pamundur të harrohen qindra, mijëra njerëz që vdiqën kur (ushtria izraelite) sulmoi Gazën" në vitin 2014.
Në korrik të dy viteve më parë vitit 2014, gjatë ndërhyrjeve të ushtrizë izraelite në Gaza Erdogan akuzoi Izraelin se "tejkaloi Hitlerin në barbarizmit", duke ngjallur jo pak reagime. Deklaratat e fundit të Presidentit turk bëhen në kohën kur të dy vendet po përpiqen të normalizojnë raportet pas gjashtë vjetësh marrdhënie të tendosura.
Add new comment