Gazetaria shqipe, arenë për ndjenja të forta

Postuar në 21 Nëntor, 2016 22:08
Gëzim Mekuli
Mediat janë duke prodhuar një klimë e një skenografi melodramatike; Këta gazetarë e gazetare janë “me plot” ndjenja. Janë shumë “të ndjeshëm”. Gjatë një hulumtimi timin, të bërë nëpër mediat e Tiranës dhe Prishtinës, del se gjatë dhjetë viteve të fundit në gazetarinë shqipe fjala “ndjenjë” dhe fjalia “kam ndjenjën se”… është përdorur tre herë më shumë se fjala “mendim”, “di”, “besoj” dhe fjalët “Unë di se…”. Dhe, atëherë kur një gazetar apo një gazetare shqiptare shprehet si për shembull: “Unë kam ndjenjën se…”, ne lirisht mund të kuptojmë se, kjo do të thotë: “Unë mendoj se…”.  Pa rezervë mund të¨themi se në mes shtypit partiak dhe atij amatoresk, sot ndeshemi me “gazetarinë e lotëve”.
Gazetaria shqipe e Tiranës dhe e Prishtinës është një arenë për shfaqjen e ndjenjave të forta.
 
Teatri ynë politik i mediatizuar është një arenë e ndjenjave, apo emocioneve, siç shprehen gazetaria shqipe. Gazetaria jonë është një fushë ku mund të derdhësh lot e të zbrazësh ndjenjat. Këta gazetarë e gazetare të ndjenjave kanë bërë që në vend të logjikëzimit të opinionit dhe hapësirës publike, të kemi “sentimentalizimin” e opinionit dhe hapësirës publike. E, kjo veçanërisht të bie në sy e të godet në vesh, kur në fjalimet dhe deklaratat e politikanëve dëgjon shprehjen: “Kam ndjenjën se Partia ime…”,  “Ndjenjat e mia më thonë se Kosova do të fuqizohet”. etj, etj.
 
Kjo gazetari e emocioneve është duke luajtur një rol të keq, e të madh, në kuptimin melodramatik të proceseve politike në të cilën po kalon Kosova. Sot, gazetaria është kryeaktori dhe kryeçelësi, ku, përmes sajë socialja dhe politika po emocionalizohet dhe intimizohet. Gazetaria shqipe më shpesh merakoset për temperaturën në debatet e shoqërisë sonë, se sa për përmbajtjen e debateve; i ipet rëndësi e hapësirë emocianilizimit dhe intimizimit të debatit, në vend të logjikëzimit dhe zhvillimit të sajë. Kjo lloj gazetarie, sot për sot, “nuk e ka njetin” të lirohet nga partia. Por, kjo të paktën do të duhej të fillonte spastrimin etik brenda vetes së saj.
 
Epo mirë, nëse gazetaria jonë po u larguaka nga partia, atëherë në cilin drejtim po shkojnë mediat shqipe? A kemi gazetari logjike, gërmuese e kritike?
 
Largimi i gazetarisë nga partitë politike nuk do të duhej të ngatërrohej me largimin e gazetarisë nga ideologjia. Këtu do të mund të flisnim për një ideologji të re, atë ekonomike, politke, kulturore, sportive….
Është pavarësia, ajo që është një ndër qëllimet më të dëshiruara në ideologjinë profesionale gazetareske. Por, shkëputja e gazetarisë nga partia kuptohet edhe si shkëputje nga burimet e informacionit. Mediat shqipe qëmoti janë të varura nga varësia e gazetarëve nga partia dhe nga ndërkombëtarët “e fortë e të gjithëdijshëm” Nuk duhet harruar se gazetarët shqiptarë janë, njëkohësisht, “regjisorë” dhe kritik të dramaturgjisë, dramaturgjisë që këta e prodhojnë vet.
Kjo gazetari partiake ka kontribuar që debati politik, kulturor e ai i vlerave kombëtare e humane, në një shkallë mjaft të lartë, të jetë i izoluar dhe i “okupuar”; Kjo ngulfatje e debatit ka qenë e dukshme edhe në taborin e akademisë sonë të shkencave. Si pasojë e kësaj “gazetarie të zezë” sfera jonë publike ka humbur energjinë e saj karakteristike, dhe kjo si rezultat i një deficiti të një gazetarie mendim-ndërtuese e kritikuese. Në vend të sajë shqiptarët kanë ndërtuar “barbi – gazetarinë”. Dhe mu këtë gazetari dhe këtë opinion e dëshironte dhe e dëshirojnë, QEVERITARËT, e edhe EULEX’i. Sepse, sot, lufta më e madhe është lufta për idetë….është lufta për të kontrolluar mendimet.


 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.